Mbeturinat pluskojnë nëpër Liqenin e Badocit
Për shumë është burim i ujit, por kohëve të fundit Liqeni artificial i Badocit është mbushur me mbeturina, teksa afër pendës shihen shumë shishe e gjësende të tjera që pluskojnë mbi sipërfaqen e tij. Dhe, për shkak të turbullirës së ujit, që nga 13 janari autoritetet shëndetësore kanë këshilluar qytetarët që të mos e konsumojnë atë.
1
Kështu dukej Liqeni i Badocit më 17 janar 2026.
2
Mbeturina të shumta mund të shihen në brigjet e Liqenit të Badocit, por edhe në ujë, pranë pendës, që ka një lartësi prej 45 metrash.
3
Badoci është një nga pesë liqenet artificiale në Kosovë.
4
Shishe të shumta plastike shihen në një pjesë të Liqenit të Badocit. Nga ky vend furnizohet me ujë një pjesë e Prishtinës dhe e Graçanicës.