Gjurmët e luftës në Ishullin e Gjarprit
Fotografitë nga një udhëtim me ekipe të mediave, të organizuar nga ushtria ukrainase, tregojnë për fuqinë e zjarrit masiv që goditi ishullin me rëndësi strategjike të Detit të Zi gjatë muajve sa ishte nën pushtimin rus.

5
Një helikopter i shkatërruar në Ishullin e Gjarprit.
Një video e bërë në muajin maj tregonte një helikopter Mi-8 të pajisur me raketa të ngjashme me ato që shihen këtu, që u shkatërrua në një shpërthim masiv dhe trupat ruse që u mblodhën rreth avionit.

6
Një sistem raketor rus TOR, i braktisur.
Rusia u tërhoq nga Ishulli i Gjarprit në qershor, pas disa muaj sulmesh nga forcat ukrainase që synonin këtë vend. Kremlini pretendoi se tërheqja ishte një "gjest i vullnetit të mirë" për të lejuar që dërgesat ushqimore të eksportoheshin nga Ukraina. Ekspertët ushtarakë perëndimorë besojnë se artileria e raketave precize HIMARS e bëri të paqëndrueshme praninë ruse në ishull.

7
Një bazë e thjeshtë mbrojtëse në vijën bregdetare shkëmbore të ishullit.
Ishulli i Gjarprit ndodhet vetëm 35 kilometra nga pjesa tjetër e Ukrainës, që do të thotë se forcat pushtuese ruse mund të shënjestrohen pa pushim me zjarr nga dronët dhe artileria e raketave.

8
Ndërtesa në Ishullin e Gjarprit.
Ishulli tani është nën kontrollin e luftëtarëve të Legjionit Ndërkombëtar të Ukrainës, duke përfshirë rusë që kanë marrë nënshtetësinë ukrainase.

Facebook Forum