Jelekët antiplumb të ukrainasve shndërrohen në art lufte
Një ekspozitë me vepra arti të bëra në pllaka të jelekëve antiplumb që ua shpëtuan jetën e ushtarëve ukrainas, u hap në Lviv më 27 dhjetor.
5
Dy nga veprat e artit nga jelekët antiplumb që janë pjesë e ekspozitës ArtArmor.
Ekspozita është hapur në Muzeun Historik Lviv dhe është financuar nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Ekspozita është hapur në Muzeun Historik Lviv dhe është financuar nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
6
Artistët ukrainas të përfshirë në projekt janë: Ivan Marchuk, Tiberiy Silvashi, Nazar Bilyk, Petro Bevza, Yuriy Vakulenko dhe Anton Logov. Pllakat e jelekëve antiplumb mbajnë nënshkrimet e ushtarëve që i mbanin kur u goditën.
7
Iryna Yuferova, kuratore e ekspozitës, gjatë fjalës së saj në hapje të projektit tha se ndërsa artistë të ndryshëm përdorën metaforat në veprat e tyre përkatëse, secili prej tyre "na çon në një përfundim aksiomatik: Nuk ka asgjë më të vlefshme në botë sesa jeta njerëzore”.
8
Organizatorët thanë se ekspozita do të prezantohet në të gjithë Evropën në vitin 2023, megjithëse vendet ende nuk janë specifikuar.
Facebook Forum