Qentë e luftës, ngushëllim për ushtarët ukrainas në vijën e frontit
Lidhja mes mikut më të mirë të njeriut, qenit, dhe ushtarëve ukrainas, fiton një rëndësi edhe më të madhe, pasi ata ndajnë vuajtjet e luftës ndërsa shërbejnë në vijat e frontit në Ukrainën lindore. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Një qen i quajtur Chip qëndron ulur pranë ushtarëve ukrainas ndërsa ata riparojnë një tank pranë vijës së parë të frontit në Bahmut, 20 janar 2023.
6
Yaroslav, 34 vjeç, përkëdhel një qen ndërsa komunikon me shokët e tij ushtarë për koordinatat e objektivit të mbledhura nga dronët pranë Bahmutit, 1 dhjetor 2022.
7
Ivani, ushtar ukrainas, përkëdhel një qen në një pozicion në vijën e frontit në rajonin e Mikolajivit, 26 tetor 2022.
8
Odin, një qen që jeton me ushtarët ukrainas, pushon pranë një pushke AK-74 pranë vijës së frontit në rajonin e Mikolajivit, më 21 tetor 2022.