Ndërlidhjet

Lukashenko përpiqet të mos e zhytë Bjellorusinë në luftë pas ultimatumit të Zelenskyt

Udhëheqësi bjellorus, Aleksandr Lukashenko, duke vizituar një brigadë raketash të Forcave të Armatosura gjatë ushtrimeve të përbashkëta bërthamore Rusi-Bjellorusi, më 21 maj 2026.
Udhëheqësi bjellorus, Aleksandr Lukashenko, duke vizituar një brigadë raketash të Forcave të Armatosura gjatë ushtrimeve të përbashkëta bërthamore Rusi-Bjellorusi, më 21 maj 2026.

Aleksandr Lukashenko ndodhet në një situatë të vështirë sepse i duhet të sigurohet që Bjellorusia nuk do të zhytet në luftën e Rusisë në Ukrainë, pas një ultimatumi nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili la të kuptohej për veprime ushtarake ose të fshehta ukrainase.

Lukashenko, i cili e ka sunduar Bjellorusinë me dorë të hekurt qëkurse u zgjodh për herë të parë si president në vitin 1994, lejoi që vendi i tij të përdorej si pikënisje për forcat ruse kur ato e filluan pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Por, megjithëse ai ka bërë deklarata tejet proruse në vitet që pasuan, ai gjithashtu është përpjekur ta ruajë statusin neutral dhe joluftarak të Bjellorusisë. Ultimatumi i Zelenskyt e sfidon këtë qëndrim të tij.

“Lukashenko e kupton se është i cenueshëm. Dhe, Ukraina po flet nga pozita e të fortit”, tha Vadim Mozheiko, drejtor i Institutit Kosciuszko me bazë në Krakov, një institut kërkimor.

“Ukraina ka gjetur gjuhën me të cilën duhet t’u flitet diktatorëve të tillë si Lukashenko”, i tha ai Current Time më 22 qershor.

Çfarë tha Zelensky?

Duke folur në një konferencë për shtyp më 19 qershor, Zelensky pretendoi se Rusia po përdorte stacione transmetimi sinjalesh në Bjellorusi për të ndihmuar në drejtimin e raketave të saj drejt objektivave në Ukrainë.

“Çfarë kuptimi ka që [Lukashenko] thotë se nuk dëshiron të jetë në luftë? Le ta heqë këtë pajisje, le ta fikë atë. Mendoj se një javë do të jetë e mjaftueshme që ai ta bëjë këtë”, tha ai, duke shtuar: “Nëse ai nuk e bën, do ta bëjmë ne”.

Zelensky e përsëriti thirrjen për veprim, dhe një kërcënim të nënkuptuar për pasoja nëse nuk ndërmerrej veprimi, në një postim të mëvonshëm në rrjetet sociale dhe në një intervistë televizive.

Në të njëjtën intervistë, më 21 qershor, ai tha se nuk kishte marrë asnjë përgjigje ndaj mesazhit të tij nga Lukashenko, i cili gjithashtu u përmbajt nga çdo deklaratë publike mbi këtë çështje.

Valery Kavaleuski, ish-diplomat bjellorus që drejton Agjencinë për Çështje Euro-Atlantike, i tha Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë se kjo heshtje pasqyronte politikën afatgjatë të Lukashenkos.

“Ky është një nga synimet e pakta që bashkon si qeverinë bjelloruse, ashtu edhe opozitën demokratike në mërgim: shmangien e përballjes ushtarake dhe parandalimin që Bjellorusia të bëhet pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në konflikt”, tha ai.

Ukraina shtrëngon mbrojtjen mes shqetësimeve për pushtim nga Bjellorusia
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:48 0:00

“Regjimi bjellorus ka ndjekur një qasje relativisht të qëndrueshme jo vetëm ditët e fundit, por edhe gjatë disa muajve të fundit. Deklaratat përshkallëzuese dhe konfrontuese nga Kievi drejtuar Minskut kanë mbetur kryesisht pa përgjigje, gjë që ka ndihmuar në parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës”, shtoi ai.

Mozheiko pajtohet se Lukashenko “nuk dëshiron luftë”, duke shtuar se kjo lidhet me presionet e brendshme politike.

“Arsyeja nuk është mungesa e vullnetit (për luftë) nga ana e Putinit apo Lukashenkos, por fakti se hyrja në luftë do të ishte jashtëzakonisht jopopullore në shoqërinë bjelloruse. Ky është faktori kyç: shoqëria bjelloruse, jo diktatori”, tha ai.

“Lukashenko e kupton se, në shumë aspekte, ky do të ishte një skenar vetëvrasës për të”.

Pozita e pasigurt e Lukashenkos

Lukashenko i ka mbijetuar shumë valëve të pakënaqësive popullore gjatë dekadave të sundimit të tij autoritar, por ndoshta asnjëra nuk ishte më e madhe se ajo pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Kur ai u shpall fitues, kjo shkaktoi protesta të papara në mbarë vendin, të cilat u shtypën vetëm me ndihmën e Putinit. Kremlini jo vetëm që ofroi mbështetje financiare për regjimin e Lukashenkos, por gjithashtu sinjalizoi se forcat ushtarake ruse mund të viheshin në dispozicion dhe madje dërgoi prezantues televizivë për të punuar në kanalet shtetërore bjelloruse pasi disa punonjës vendas iu bashkuan protestave.

Kjo ndihmë erdhi në një kohë kur Lukashenko po shtypte protestat me një represion brutal që përfshinte rrahje masive, mijëra arrestime dhe torturimin e kundërshtarëve politikë.

Dhe kjo e bëri Lukashenkon ndoshta më të varur se kurrë nga Putini për ta ruajtur pushtetin e tij.

Siç u përmend, Lukashenko ia ktheu favorin kur tanket ruse hynë në Ukrainë në shkurt 2022, megjithëse ai i rezistoi thirrjeve për të dërguar trupa bjelloruse në luftë.

Në një farë mënyre, kjo ishte vazhdimësi e një modeli sipas të cilit, për dekada me radhë, Lukashenko ka ecur në litar mes hapjes së vendit të tij ndaj Perëndimit dhe dorëzimit ndaj presionit të Moskës për integrim më të ngushtë.

"Dhëmbë dragoi", pushkë kundërdron dhe roja të armatosura: Në kufirin Bjellorusi-Ukrainë

Fortifikata kundërtank - të ashtuquajtura "dhëmbët e dragoit" - bllokojnë rrugën para pikës kufitare Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në Bjellorusi.
1/10 Fortifikata kundërtank - të ashtuquajtura "dhëmbët e dragoit" - bllokojnë rrugën para pikës kufitare Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në Bjellorusi.
Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën. 
Një ushtar bjellorus duke patrulluar kufirin me Ukrainën, pranë mbrojtjeve ukrainase afër pikës kufitare Novaja Guta. Sipas agjencisë shtetërore bjelloruse të lajmeve, BelTA, ushtarët në kufi janë të armatosur me pushkë Kallashnikov, dhe bartin helmeta dhe jelekë antiplumb.
2/10 Një ushtar bjellorus duke patrulluar kufirin me Ukrainën, pranë mbrojtjeve ukrainase afër pikës kufitare Novaja Guta. Sipas agjencisë shtetërore bjelloruse të lajmeve, BelTA, ushtarët në kufi janë të armatosur me pushkë Kallashnikov, dhe bartin helmeta dhe jelekë antiplumb.
Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën. 
Një ushtarak bjellorus me një pajisje për luftimin e dronëve, në kufirin me Ukrainën, në pikën kufitare Novaja Guta. "Rojat kufitare janë të armatosura me armë radioelektronike për t'ua pamundësuar dronëve shkeljen e kufirit shtetëror", u ka thënë gazetarëve një përfaqësues i Komitetit të Kufirit Shtetëror të Bjellorusisë.
3/10 Një ushtarak bjellorus me një pajisje për luftimin e dronëve, në kufirin me Ukrainën, në pikën kufitare Novaja Guta. "Rojat kufitare janë të armatosura me armë radioelektronike për t'ua pamundësuar dronëve shkeljen e kufirit shtetëror", u ka thënë gazetarëve një përfaqësues i Komitetit të Kufirit Shtetëror të Bjellorusisë.
Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën. 
Një ushtar bjellorus duke patrulluar kufirin me Ukrainën. Fotografia shfaq një gardh kufitar, mbi të cilin është i vendosur një kamerë monitoruese.
4/10 Një ushtar bjellorus duke patrulluar kufirin me Ukrainën. Fotografia shfaq një gardh kufitar, mbi të cilin është i vendosur një kamerë monitoruese.
Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën. 
Një rojë e armatosur kufitare bjelloruse duke inspektuar rrugën afër pikës kufitare me ukrainën, Novi Jarilloviçi, në rajonin e Gomelit.
5/10 Një rojë e armatosur kufitare bjelloruse duke inspektuar rrugën afër pikës kufitare me ukrainën, Novi Jarilloviçi, në rajonin e Gomelit.
Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën. 
Një rojë kufitare bjelloruse duke ndalur një veturë në rrugë, në fshatin Tseruka, në zonën kufitare të pikës Novaja Guta, ndërmjet Bjellorusisë dhe Ukrainës.
6/10 Një rojë kufitare bjelloruse duke ndalur një veturë në rrugë, në fshatin Tseruka, në zonën kufitare të pikës Novaja Guta, ndërmjet Bjellorusisë dhe Ukrainës.
Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën. 
Pika kufitare ukrainase Novi Jarilloviçi, e parë nga pika kufitare bjelloruse Novaja Guta.
7/10 Pika kufitare ukrainase Novi Jarilloviçi, e parë nga pika kufitare bjelloruse Novaja Guta.
Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën. 
Një ushtar bjellorus duke patrulluar kufirin me Ukrainën. Fotografia shfaq fortifikata kundërtank, të njohura si "dhëmbët e dragoit".
8/10 Një ushtar bjellorus duke patrulluar kufirin me Ukrainën. Fotografia shfaq fortifikata kundërtank, të njohura si "dhëmbët e dragoit".
Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën. 
Ushtarët e armatosur bjellorusë duke bërë rojë në kufirin me Ukrainën, në pikën Novaja Guta.
9/10 Ushtarët e armatosur bjellorusë duke bërë rojë në kufirin me Ukrainën, në pikën Novaja Guta.
Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën. 
Një ushtar bjellorus duke patrulluar kufirin me Ukrainën.
10/10 Një ushtar bjellorus duke patrulluar kufirin me Ukrainën.
Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën. 
Previous slide
Next slide

Lufta në zhvillim me dronë paraqiti një sfidë të re. Me dronët rusë që fluturonin nëpër hapësirën e saj ajrore, Minsku duhej të vendoste nëse do t’i rrëzonte, do t’i bllokonte, do t’i paralajmëronte fqinjët, apo do t’i bënte të gjitha këto, pa e zemëruar Moskën.

Ultimatumi i Zelenskyt lidhur me stacionet e transmetimit e bën këtë ekuilibër edhe më të vështirë.

“Për Lukashenkon, situata është shumë e sikletshme”, tha Mozheiko, duke argumentuar se është e vështirë të përmbushen kërkesat e Ukrainës pa ofenduar Moskën, por është po aq e vështirë të shmanget përshkallëzimi i situatës dhe rreziku i përfshirjes në konflikt.

“Nuk mund ta kesh zili. Ai nuk ka zgjidhje të lehta. Kjo është arsyeja pse ka heshtur gjatë gjithë kësaj kohe”, shtoi Mozheiko.

Kjo heshtje po testohet edhe në Moskë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më 22 qershor se Putini dhe Lukashenko do të bisedonin “në të ardhmen e afërt” dhe se “kjo është një mundësi e mirë për të diskutuar këtë dhe çështje të tjera”.

Shmangia e përshkallëzimit

Moska mund ta mirëpresë mundësinë e veprimeve ukrainase kundër Bjellorusisë, duke e parë atë si një mundësi për ta zhytur Minskun edhe më thellë në konflikt.

Ky sigurisht do të ishte një përshkallëzim i madh në atë që tashmë është konflikti më i madh i armatosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe nuk do të shihej si i dëshirueshëm në Uashington apo në kryeqytetet evropiane.

Administrata Trump është përpjekur të përmirësojë marrëdhëniet me Lukashenkon, duke e parë atë si një kanal komunikimi drejt Putinit. Ajo gjithashtu ka reduktuar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe është përpjekur të ushtrojë presion mbi Kievin për të bërë kompromise në këmbim të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Çdo veprim ukrainas kundër Bjellorusisë mund të dënohej nga Uashingtoni si i pamatur dhe ndoshta agresiv.

Vendet evropiane kanë mbetur mbështetëse të vendosura të Ukrainës, duke ofruar mbështetje politike, financiare dhe ushtarake. Edhe ato me gjasë do të tronditeshin nga një sulm i njëanshëm ukrainas.

“Kjo kërkon ulje të tensioneve nga të gjitha palët, duke përfshirë shmangien e sulmeve ukrainase në territorin bjellorus. Në të njëjtën kohë, regjimi i Lukashenkos mund të ketë nevojë të bëjë disa lëshime dhe të shqyrtojë më nga afër shqetësimet që lidhen me infrastrukturën e pretenduar të transmetimit të dronëve”, tha Kavaleuski.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë gjithashtu të përfshihen në konsultime joformale me synimin për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në një përballje më të gjerë rajonale”, shtoi ai.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG