Mbyllja e kritikëve dhe kundërshtarëve në institucione psikiatrike ka qenë prej kohësh metodë e përdorur nga qeveritë shtypëse në vendet e ish-bllokut sovjetik.
Nën tokë, varreza historike. Mbi to, akademia e KGB-së. Një hulumtim i Radios Evropa e Lirë zbulon projektin e mbajtur larg syve të publikut në Minsk.
Për shumë bjellorusë që jetojnë në territoret e kontaminuara nga Çernobili, pasojat e aksidentit bërthamor të vitit 1986 do të marrin fund më 1 janar 2027 – të paktën në letër.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se me Bjellorusinë po diskutohet një “marrëveshje masive”, sipas së cilës ajo do të furnizonte SHBA-në me potas me çmim më të lirë se Kanadaja.
Shërbimi i Bjellorusisë i Radios Evropa e Lirë ka mësuar se autoritetet në këtë vend të kontrolluar rreptësisht tashmë kanë nisur, në heshtje, ndërtimin e një baze të dhënash me ADN-në e njerëzve që konsiderohen të dyshimtë nga shteti.
Një vizitë e liderit bjellorus, Aleksandr Lukashenko, në një fabrikë të prodhimit të armëve më 18 gusht nxori në pah një pushkë për të cilën Minsku pretendon se është prodhuar tërësisht brenda Bjellorusisë.
Aktivisti i njohur bjellorus i të drejtave të njeriut dhe laureati i Çmimit Nobel, Ales Byalyatski, e dinte se do t’i ndodhte edhe atij. Kolegët e tij aktivistë po ngacmoheshin dhe arrestoheshin. Ai thjesht nuk e dinte se kur ishte radha e tij.
Shërbimi i Bjellorusisë i Radios Evropa e Lirë ka biseduar me disa gra që ishin burgosur në koloninë famëkeqe penale të Homielit, nën akuza të motivuara politikisht.
Në Bjellorusi ka nisur ndërtimi i asaj që ekspertët e përshkruajnë si objekt ushtarak në të cilin potencialisht mund të ruhen raketa strategjike ruse.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i telefonoi liderit bjellorus, Aleksandr Lukashenko, vetëm disa orë para takimit me Vladimir Putinin javën e kaluar në Alaskë, duke i befasuar shumë vëzhgues dhe politikanë.
Në pranverën e vitit 2024, Qeveria e Bjellorusisë e vendosi fabrikën për prodhimin e komponentëve të radios në Vitebsk, Manalit, në Bordin e Nderit të Republikës, për “rezultate të shkëlqyera ekonomike”. Kjo ishte hera e dytë radhazi që fabrika merr vlerësim të tillë.
Para zgjedhjeve presidenciale të 26 janarit, forcat proqeveritare në Bjellorusi janë duke synuar që përmes TikTok-ut të arrijnë te të rinjtë.
Ndërtesa e kontrolluar nga Qeveria bjelloruse në qytezën Naroulia, afër kufijve me Ukrainën dhe Rusinë në juglindje të vendit, ishte njëra prej shumë ndërtesave ku Rusia i kontrolloi civilët pasi e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Prej kur lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, e ka shpallur veten sërish fitues në zgjedhjet e kontestuara presidenciale të vitit 2020, aktivistë për të drejta të njeriut, e kanë mbajtur mbi supe peshën e shtypjes që i ka bërë pushteti disidencës potenciale.
Shfaq më shumë