Ndërlidhjet

Zaev: Republika Ilindenase e Maqedonisë, propozim i mirë


Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit me kreun shtetëror dhe liderët e partive politike ka njoftuar se “Republika Ilindenase e Maqedonisë” është opsioni për të cilin janë marrë vesh me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tcipras, si zgjidhje e mundshme e kontestit 27 vjeçar për emrin.

Zaev tha se zgjidhja një emri të thillë do të ishte për përdorim të përgjithshëshm, si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.

“Jemi të gatshëm të pranojmë emrin “Republika Ilindenska Makedonija”, në maqedonisht apo “Republic Ilinden of Macedonia”, në anglisht dhe "Republika Ilindenase e Maqedonisë”, në shqip“.

“Besoj se kjo është një zgjidhje që mund t’ia shtrijmë dorën. Ilindeni është e ardhmja jonë e ndritshme. Me këtë forcojmë identitetin, dhe Ilindeni maqedonas është garanci edhe për Maqedoninë multietnike”, ka deklaruar Zaev duke u ndalur në kryengritjen e Ilindenit të vitit 1903 kundër pushtimit osman që kishte rezultuar edhe me krijimin e Republikës së Krushevës, apo Republikës së parë të Maqedonisë. Në këtë kryengritje kishin marrë pjesë shqiptarët, por edhe etnitetet tjera që sipas kryeministrit dëshmon se emri i ri është gjithpërthshirës.

“Kryengritja e Ilindenit është për liri dhe të drejta dhe nuk kemi kurrfarë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti fqinj, përfshirë edhe Greqinë. Konfirmoj se unë dhe populli im nuk kemi pretendime territoriale dhe konfirmojmë mos ndryshimin e kufijve dhe respektimin e trashëgimisë të popullit grek dhe Greqisë”, ka thënë më tej Zaev. Ai u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të pranojnë këtë propozim, që sipas tij, ruan gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedon.

Zaev tha se nëse kjo zgjidhje merr mbështetje, atëherë Maqedonia do të merr ftesë për anëtarësim në NATO, në samitin e radhës së Aleancës sikur edhe datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri gjithashtu bëri të ditur se për propozimin do të ketë edhe referendum nëse merr mbështetjen e partive politike, ndërkohë që nuk qartësoi nëse zgjidha parasheh edhe ndryshimin e kushtetutës.

Pas takimit që ka zgjatur rreth pesë orë është prononcuar edhe presidenti, Gjorgje Ivanov, por duke u treguar i përmbajtur në paraqitjen para medias. Ivanov tha se qëndrimin do ta thotë vetëm pasi të ketë marrë propozimin në formën e shkruar, pasi, siç tha ai,të gjitha qëndrimet nga kryeministri i ka marr gojarisht.

“Mbetet të marrin propozimin e shkruar dhe të themi qëndrimin. Pa marrë dokument të shkruar nuk mund të themi asgjë. Ishte informim me gojë, është një çështje e ndjeshme dhe prandaj nuk mund të them asgjë pa marr njoftimin në formë të shkruar”, ka deklaruar presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov.

Në takim me kryeministrin Zaev kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, lideri i VMRO DPMNE-së, opozitare, Hristijan Mickovski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti si dhe Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani si dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, Nikolla Dimitro dhe Radmilla Sheqerinska

XS
SM
MD
LG