Ndërlidhjet

Rusia me paradë ushtarake në Mariupol

Në sfondin e një qyteti të shkatërruar dhe nën zhurmën e bombardimeve të fabrikës së rrethuar të çelikut, Azovstal, Rusia festoi më 9 maj, Ditën e Fitores në qytetin "e çliruar" të Mariupolit. Kishte vetëm një problem: shumë pak banorë përfituan nga ushqimi falas dhe koncerti. (Përgatiti: Besmir Nenaj)

Në sfondin e një qyteti të shkatërruar dhe nën tingujt e bombardimeve të fabrikës së çelikut, Azovstal, Rusia festoi më 9 maj, Ditën e Fitores në qytetin “e çliruar” të Mariupolit. Por, kishte një problem: shumë pak banorë përfituan nga ushqimi falas dhe muzika që duhet të shërbenin si një pushim i mirëpritur nga lufta dhe rrënojat që i rrethojnë.

Një këshilltar i kryetarit të Mariupolit, Petro Andryushchenko, përshkroi atmosferën në kanalin e tij në Telegram: "Nuk kishte asnjë ngazëllim apo gëzim të dukshëm në rrugë përgjatë festimeve. Njerëzit janë joshur në shesh për shkak të premtimeve për një kuzhinë në terren dhe furnizime ushqimore shtesë”. Ai shtoi, "Putlerjugends [një referencë për Putinin dhe Rininë Hitleriane, ose 'Hitler Jugend'] janë aty. Flaka e përjetshme nga vetë Moska është aty. Pushtuesit janë aty. Bashkëpunëtorët janë aty. Të vetmit që janë nuk janë të pranishëm janë banorët e Mariupolit. Diçka shkoi keq me festën. Sepse Mariupol është Ukrainë, jo Moskovi."

(Përgatiti: Besmir Nenaj)


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG