Ndërlidhjet

Rreziku nga kafshët e ngordhura gjatë përmbytjeve

Një fermë në Skenderaj, e dëmtuar nga përmbytjet. Janar, 2023.
Një fermë në Skenderaj, e dëmtuar nga përmbytjet. Janar, 2023.

Fabrika për asgjësimin dhe riciklimin e kafshëve të ngordhura në Kosovë nuk funksionon dhe rreziku për përhapjen e ndonjë sëmundjeje të mundshme është potencial, thonë nga Oda e Veterinerëve të Kosovës.

Mijëra shpezë dhe kafshë raportohet të kenë ngordhur ditëve të fundit, si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë disa zona të Kosovës.

Vetëm në një fermë në Komunën e Skenderajt, nga 19 janari, kanë ngordhur mbi 12.000 pula.

Pronari i saj, Liridon Geci, thotë për Radion Evropa e Lirë se ato do të groposen më 25 janar.

Sipas tij, groposja më herët e tyre ka qenë e pamundur, për shkak të nivelit të lartë të ujit dhe baltës brenda në fermë.

Geci thotë se nxjerra e tyre nga ferma dhe më pas groposja do të bëhen në bashkëpunim me zyrtarët komunalë, të cilët kanë caktuar një “lokacion të përshtatshëm” për groposje.

Vërshimet mbysin mbi 12 mijë pula brenda një ferme

Nga 15 mijë pula sa kishte ferma “Golden Eggs”, në fshatin Llaushë të komunës së Skenderajt, mbi 12 mijë kanë ngordhur si pasojë e vërshimeve, ka treguar për Radion Evropa e Lirë, pronari i pularisë, Liridon Geci.
1/9 Nga 15 mijë pula sa kishte ferma “Golden Eggs”, në fshatin Llaushë të komunës së Skenderajt, mbi 12 mijë kanë ngordhur si pasojë e vërshimeve, ka treguar për Radion Evropa e Lirë, pronari i pularisë, Liridon Geci.
Si pasojë e vërshimeve të javës së kaluar në Kosovë, më shumë se 12 mijë pula kanë ngordhur në një fermë në Llaushë. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda kësaj pularie në komunën e Skenderajt. (Kujdes: Përmbajtja e kësaj fotogalerie mund të jetë shqetësuese për disa shikues!)
Sipas Gecit, me të ardhurat nga kjo pulari siguronte ekzistencën e familjes së tij.
2/9 Sipas Gecit, me të ardhurat nga kjo pulari siguronte ekzistencën e familjes së tij.
Si pasojë e vërshimeve të javës së kaluar në Kosovë, më shumë se 12 mijë pula kanë ngordhur në një fermë në Llaushë. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda kësaj pularie në komunën e Skenderajt. (Kujdes: Përmbajtja e kësaj fotogalerie mund të jetë shqetësuese për disa shikues!)
Nga data 19 janar, kur edhe kanë nisur vërshimet, pulat e ngordhura kanë mbetur brenda fermës, në pamundësi për t'i larguar dhe asgjësuar ato. 
3/9 Nga data 19 janar, kur edhe kanë nisur vërshimet, pulat e ngordhura kanë mbetur brenda fermës, në pamundësi për t'i larguar dhe asgjësuar ato. 
Si pasojë e vërshimeve të javës së kaluar në Kosovë, më shumë se 12 mijë pula kanë ngordhur në një fermë në Llaushë. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda kësaj pularie në komunën e Skenderajt. (Kujdes: Përmbajtja e kësaj fotogalerie mund të jetë shqetësuese për disa shikues!)
Geci ka thënë se, në bashkëpunim me zyrtarë komunalë, gjatës 24 janarit pritet të bëhet groposja e pulave.
4/9 Geci ka thënë se, në bashkëpunim me zyrtarë komunalë, gjatës 24 janarit pritet të bëhet groposja e pulave.
Si pasojë e vërshimeve të javës së kaluar në Kosovë, më shumë se 12 mijë pula kanë ngordhur në një fermë në Llaushë. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda kësaj pularie në komunën e Skenderajt. (Kujdes: Përmbajtja e kësaj fotogalerie mund të jetë shqetësuese për disa shikues!)
Udhëheqësi i Drejtorisë së Inspektoratit Komunal në Skenderaj, Valon Haliti, konfirmoi për REL-in se për groposjen e pulave të ngordhura është caktuar një vend në fshatin kodrinoro-malor Kotorr.
5/9 Udhëheqësi i Drejtorisë së Inspektoratit Komunal në Skenderaj, Valon Haliti, konfirmoi për REL-in se për groposjen e pulave të ngordhura është caktuar një vend në fshatin kodrinoro-malor Kotorr.
Si pasojë e vërshimeve të javës së kaluar në Kosovë, më shumë se 12 mijë pula kanë ngordhur në një fermë në Llaushë. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda kësaj pularie në komunën e Skenderajt. (Kujdes: Përmbajtja e kësaj fotogalerie mund të jetë shqetësuese për disa shikues!)
Groposja e pulave që u mbytën nga vërshimet do të bëhet nën monitorimin e zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
6/9 Groposja e pulave që u mbytën nga vërshimet do të bëhet nën monitorimin e zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Si pasojë e vërshimeve të javës së kaluar në Kosovë, më shumë se 12 mijë pula kanë ngordhur në një fermë në Llaushë. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda kësaj pularie në komunën e Skenderajt. (Kujdes: Përmbajtja e kësaj fotogalerie mund të jetë shqetësuese për disa shikues!)
Pamje e dëmeve brenda fermës së pulave në Llaushë.
7/9 Pamje e dëmeve brenda fermës së pulave në Llaushë.
Si pasojë e vërshimeve të javës së kaluar në Kosovë, më shumë se 12 mijë pula kanë ngordhur në një fermë në Llaushë. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda kësaj pularie në komunën e Skenderajt. (Kujdes: Përmbajtja e kësaj fotogalerie mund të jetë shqetësuese për disa shikues!)
Vërshimet e fundit në Skenderaj dhe në disa komuna të tjera të Kosovës kanë dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore, si dhe infrastrukturën rrugore.
8/9 Vërshimet e fundit në Skenderaj dhe në disa komuna të tjera të Kosovës kanë dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore, si dhe infrastrukturën rrugore.
Si pasojë e vërshimeve të javës së kaluar në Kosovë, më shumë se 12 mijë pula kanë ngordhur në një fermë në Llaushë. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda kësaj pularie në komunën e Skenderajt. (Kujdes: Përmbajtja e kësaj fotogalerie mund të jetë shqetësuese për disa shikues!)
Ferma e pulave, e cila pësoi nga vërshimet.
9/9 Ferma e pulave, e cila pësoi nga vërshimet.
Si pasojë e vërshimeve të javës së kaluar në Kosovë, më shumë se 12 mijë pula kanë ngordhur në një fermë në Llaushë. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda kësaj pularie në komunën e Skenderajt. (Kujdes: Përmbajtja e kësaj fotogalerie mund të jetë shqetësuese për disa shikues!)
Previous slide
Next slide

Valon Haliti, udhëheqës i Drejtorisë së Inspektoratit Komunal në Skenderaj, konfirmon për REL-in se komuna ka vendosur që groposja e këtyre pulave të bëhet në fshatin Kotor.

Kotori gjendet në magjistralen Pejë-Mitrovicë, rreth tetë kilometra në veriperëndim të Skenderajt.

“Ky fshat është kodrino-malor dhe nuk ka afër vendbanime dhe puse të ujit”, shpjegon Haliti.

Përveç Skenderajt, zona të tjera të goditura rëndë nga vërshimet, kanë qenë Mitrovica e Veriut, Istogu dhe Klina.

Me gjithë interesimin e REL-it për numrin e shpezëve dhe kafshëve të ngordhura në këto komuna, zyrtarët e tyre nuk u përgjigjën.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës njoftoi se gjatë vërshimeve të 19-20 janarit kishte dëme të mëdha - mes të cilave edhe shpezë e kafshë të ngordhura - por nuk dha ndonjë shifër të saktë.

Fëmijët larg, e vetë pa strehë: Lufta me vërshimet
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:08 0:00

REL pyeti Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për humbjet në shpezë dhe kafshë, por nuk mori përgjigje.

Në deklaratën e kësaj ministrie thuhet vetëm se komunat vendosin për lokacionin e groposjes së këtyre mbetjeve.

“Përderisa fabrika për asgjësimin dhe riciklimin e kafshëve të ngordhura dhe mbetjeve shtazore nuk është në funksion, komunat respektive i caktojnë lokacionet për groposjen e kafshëve [të ngordhura]”, thuhet në deklaratë.

Aty, po ashtu, theksohet rëndësia e asgjësimit të shpezëve dhe kafshëve të ngordhura nën mbikëqyrjen e inspektorëve veterinarë, në mënyrë që, siç thuhet, të garantohet një asgjësim i sigurt, për mbrojtje të shëndetit veterinar dhe atij publik.

Udhëheqësi i Odës së Veterinerëve të Kosovës, Xhevdet Krasniqi, thotë se autoritetet kompetente duhet t’i trajtojnë në mënyrë të sigurt mbetjet shtazore, sepse, në të kundërtën, ka rrezik potencial për përhapjen e sëmundjeve te njerëzit dhe kafshët.

“Pas vërshimeve të fundit, rreziku është i madh për përhapjen e ndonjë sëmundjeje. Kosova duhet të ketë fabrikë për asgjësimin e mbetjeve shtazore”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Fabrikë ka, por jofunksionale

Në Drenas është ndërtuar impianti për trajtimin e mbetjeve shtazore qysh në vitin 2019, por ai nuk është në funksion.

Në një raport të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të publikuar në vitin 2021, është thënë se impiantit i mungojnë ende disa pajisje, përfshirë: gjeneratorin elektrik dhe tankun për deponimin e gazit natyror.

Ky projekt është realizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV), në bashkëfinancim me Zyrën e Komisionit Evropian, dhe ka arritur vlerën e 7.7 milionë eurove. Se kur do të vihet në funksion, nuk është e qartë.

Si duhet të trajtohen mbetjet shtazore?

Operimi i kësaj fabrike është i domosdoshëm, jo vetëm në rastet e fatkeqësive natyrore kur mund të ngordhin kafshë, por edhe në përditshmëri, thotë Skënder Muji, ligjërues i Lëndës Higjiena dhe Mirëqenia e Kafshëve në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.

Në mungesë të kësaj fabrike, ai thotë se mbetjet shtazore duhet të groposen në lokacione të përshtatshme, që nuk ndikojnë në ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit.

“Mënyra më ekologjike është groposja e tyre. Ne i quajmë gropa/varreza, të cilat hapen në një thellësi deri në tre metra në vise të larta gurore, e ku ujërat nëntokësore janë shumë larg... Të gjitha kufomat në këtë gropë duhet të mbulohen me sasi të mëdha të dheut, në mënyrë që të mos ketë mundësi t’i nxjerrin qentë ose mishngrënësit e tjerë”, shpjegon Muji për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, trajtimi dhe menaxhimi i mbeturinave mbetet sfidë në përgjithësi, pasi në shumë komuna të Kosovës nuk ka kategorizim dhe klasifikim të tyre.

“Në mungesë të ndarjes së veçantë, mbetjet shtazore hidhen bashkë me të tjerat, pa u kategorizuar sipas rrezikut që mund të paraqesin në kontaminimin e tokës dhe ujit”, është thënë në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, të vitit 2021.

XS
SM
MD
LG