Ndërlidhjet

Mbretëresha Elizabeth infektohet me koronavirus


Mbretëresha Elizabeth II.
Mbretëresha Elizabeth II.

Mbretëresha britanike Elizabeth II është infektuar me koronavirus, bëri të ditur Pallati Buckingham.

Pallati bëri të ditur se Mbretëresha, 95-vjeçare, ka simptoma të buta, të ngjashme me ato të gripit stinor, duke shtuar se ajo do të vazhdojë të punojë.

“Ajo do të vazhdojë të marrë kujdes mjekësor dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura”, tha Pallati.

Mbretëresha Elizabeth ka qenë në kontakt me djalin e saj të madh, Princin e Uellsit, i cili rezultoi pozitiv për COVID-19 javën e kaluar.

Po ashtu, mësohet se një numër personash kanë rezultuar pozitivë në Kështjellën Uindsor, ku Mbretëresha jeton.

Njoftimi vjen pasi Mbretëresha, më 6 shkurt u bë monarkistja e parë britanike që ka mbretëruar për 70 vjet. Po atë ditë, ajo mori pjesë në një ngjarje, ku u takua me punëtorë humanitarë.

Mbretëresha britanike shënon 70 vjet në fron
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:29 0:00

Mbretëresha Elizabeth ishte vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit në janar të vitit 2021 dhe besohet se ka marrë edhe dozat e tjera pasuese.

XS
SM
MD
LG