Ndërlidhjet

Merkel takon sot Putinin në Soçi


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus, Vladimir Putin, foto nga arkivi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është takuar sot me presidentin rus, Vladimir Putin në Soçi për të diskutuar konfliktin në Ukrainë, përgjigjen e Evropës për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe punimeve në tubacionin që sjell gazin nga Rusia në Gjermani.

Kjo njëherësh është vizita e parë e Merkelit në Rusi për këtë vit.

Gjermania ka qenë në krye të Bashkimit Evropian për të sanksionuar Rusinë, prej kur Moska ka ankesuar Krimenë më 2014 si dhe për mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës, duke ndihmuar në rritje të konfliktit që ka lënë të vdekur 10,300 persona.

Pavarësisht qasjes së ashpër ndaj Rusisë në kohën e fundit, Merkel ka mbrojtur projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, cili dërgon gaz natyror nga Rusia në Gjermani.

Projekti 11 miliardë dollarësh do të mundësojë që Rusia të dyfishojë sasinë e gazit të dërguar në Evropën Perëndimore.

Në muajt e fundit, Gjermania i ka dhënë Rusisë miratimin e fundit për të zgjeruar gazsjellësin, ndonëse Kievi ka deklaruar se ky projekt është në kundërshtim me sanksionet evropiane të vëna kundër Rusisë.

Tubacioni pritet të funksionalizohet në fund të vitit të ardhshëm.

Diplomatja amerikane, Sandra Oudkirk ka thënë se ky projekt rrit shqetësimet për siguri dhe rrezikon sanksione amerikane.

Oudkirk, eksperte për politika të energjisë në Departamentin amerikan të Shtetit ka thënë gjatë një vizite në Berlin më 17 maj se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë projektin Nord Stream 2 dhe mund të vendosin sanksione ndaj tij, për shkak të rritjes potenciale të ndikimit “të dëmshëm” të Rusisë në Evropë.

“Ne jemi duke përdorur fuqinë ndikuese sa mundemi” për të ndalur projektin përmes rrugëve diplomatike fillimisht, mirëpo ajo ka përmendur se Kongresi i ka dhënë Qeverisë autoritet për të vënë sanksione në projekte të tilla ruse nëse është e nevojshme.

Me ekonominë më të madhe në Evropë, Gjermania është importuesi më i madh i gazit natyror në botë.

Qeveria gjermane ka thënë se në kohën e mosmarrëveshje të ashpra në mes të Rusisë dhe Perëndimit lidhur me Ukrainën dhe çështje tjera, Berlini e konsideron projektin e tubacionit të mirë për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 që Irani ka me fuqitë botërore.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më 8 maj për tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore, sipas së cilës Irani duhet të frenojë aktivitetet bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Gjermania, Britania, Franca së bashku me Kinën dhe Rusinë janë zotuar për ruajtjen e marrëveshjes.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG