Ndërlidhjet

Merkel shmang rënien e Qeverisë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Foto nga arkivi
Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Foto nga arkivi

Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel, e tejkaluan një mosmarrëveshje për migrimin, që kërcënonte të rrëzonte koalicionin e saj të brishtë qeverisës.

Bisedimet gjatë natës së shkuar e bindën ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, të heqë dorë nga kërcënimi i tij për dorëheqje.

Duke dalë pas pesë orësh bisedime, Seehofer, udhëheqës i Unionit të Krishterë Social, u tha gazetarëve se do të mbetet në postin e tij, pas arritjes së marrëveshjes me Demokristianët e Merkelit, e cila, sipas tij, do të zgjidhë migrimin e paligjshëm.

“Pas diskutimeve intensive, kemi bërë marrëveshje se si të parandalojmë migracionin e paligjshëm në kufirin midis Gjermanisë dhe Austrisë”, tha Seehofer.

Marrëveshja, e cila e solli Qeverinë e Merkelit në prag të kolapsit vetëm tre muaj pasi u formua, e mban atë në detyrë. Por, pozicioni i udhëheqëses që ka dominuar politikën evropiane për 12 vjet e gjysmë, duket se është dobësuar dhe kjo ngre dilema nëse ajo do të arrijë të përfundojë mandatin.

Merkel tha se është gjetur një “kompromis i mirë” me ministrin Seehofer, i cili kërkoi të drejtën për t’i kthyer prapa migrantët e paligjshëm në kufirin e Bavarisë.

(Video: Kancelarja Merkel flet për migrantët. 28 qershor, 2018)

Merkel: Migrimi mund të përcaktojë fatin e BE-së
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:15 0:00

Ajo tha se u pajtua të forcojë kontrollet në kufirin austriak për të ndaluar njerëzit që kanë aplikuar për azil në vendet e tjera të BE-së, për të hyrë në Gjermani.

Për rrjedhojë, do të ngrihen qendra tranziti për t’i mbajtur migrantët derisa të mund të kthehen prapa.

Këto qendra tranziti do të konsiderohen vetëm për qëllime migrimi, si të mos jenë në Gjermani, për ta bërë më të lehtë dëbimin apo kthimin e migrantëve.

Marrëveshja e kompromisit nënkupton se Seehofer është në gjendje të bëjë kontrolle më të forta të migracionit, ndërsa Merkel mund të thotë se Gjermania u përmbahet rregullave të Bashkimt Evropian dhe se respekton lirinë e lëvizjes brenda bllokut.

"Fryma e partneritetit në Bashkimin Evropian është ruajtur dhe njëkohësisht është bërë një hap i rëndësishëm”, u tha Merkel gazetarëve.

Por, kriza në Gjermani është një tjetër shenjë e ndarjes në mbarë BE-në midis atyre që duan të mbajnë kufij të hapur dhe atyre që duan të kufizojnë numrin e migrantëve që hyjnë në bllok.

BE-ja në "duar" të migrantëve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:11:11 0:00

Qeveria në Vjenë reagoi të martën, duke thënë se do të përgatisë masa për t’i mbrojtur kufijtë e saj jugorë dhe se do të kërkojë një sqarim të shpejtë të vendimit të Gjermanisë.

Javën e kaluar, zëvendëskancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache, nga partia e ekstremit të djathtë Liria, tha se nëse Gjermania, një ditë, i kthen prapa migrantët, “Austria do të jetë gati për sigurimin e kufijve”.

Qevera e Austrisë, e cila më 1 korrik mori presidencën e radhës të BE-së, ka qëndrim të ashpër ndaj migrantëve. Njësoj qëndrojnë edhe fqinjët e Grupit të Vishegradit: Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia. Ky grup, prej kohësh, e ka kundërshtuar një skemë të BE-së për të pranuar refugjatë nga kampet e mbipopulluara në Greqi dhe Itali.

Përgatiti: Valona Tela
XS
SM
MD
LG