Ndërlidhjet

Lajme

Mbi 40 mijë refugjatë nisen prej Nagorno-Karabakut në Armeni

Armenët duke u larguar me makina nga rajoni i Nagorno - Karabakut.
Armenët duke u larguar me makina nga rajoni i Nagorno - Karabakut.

Rreth 42.500 armenë etnikë janë larguar tashmë prej Nagorno-Karabakut, kanë thënë zyrtarët armenë – një e treta e popullsisë së kësaj enklave të marrë nën kontroll të plotë nga Azerbajxhani, javën e kaluar.

Qindra makina kanë marrë rrugë drejt Armenisë.

Azerbajxhani ka thënë se banorët e asaj zone do të jenë të sigurt, mirëpo kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka thënë se “spastrimi etnik” ka nisur.

Nagorno -Karabaku, rajon që konsiderohet si pjesë e Azerbajxhanit – është udhëhequr nga armenët etnikë për tri dekada.

Ky rajon malor në Kaukazin Jugor është mbështetur nga Armenia – mirëpo edhe nga aleatja e ngushtë e saj, Rusia.

Të paktën 200 armenë etnikë dhe dhjetëra ushtarë azerbajxhanas janë vrarë, prej ndërhyrjes së ushtrisë së Azerbajxhanit në këtë rajon, javën e kaluar.

Në kuadër të marrëveshjes për armëpushim, separatistët janë pajtuar për t’i dorëzuar armët.

Azerbajxhanasit kanë thënë se dëshirojnë t’i trajtojnë armenët si “qytetarë të barabartë”, mirëpo aty është thënë të jetë dërguar pak ndihmë.

Të hënën, të paktën 68 persona janë vrarë, si pasojë e një shpërthimi të madh, në tentim e sipër për t’u larguar nga Karabaku.

Më shumë se 300 të tjerë janë të plagosur dhe mbi 100 janë të zhdukur.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev që të ofrojë “mbështetje pa kushte dhe liri të lëvizjes për civilët” dhe ka bërë thirrje për “qasje të ekipeve për ofrim të ndihmës humanitare”.

Eksodi masiv nga Nagorno-Karabaku

Refugjatët duke ecur përgjatë rrugës që çon nga Nagorno-Karabaku në Kornidzor të Armenisë më 26 shtator, teksa eksodi masiv po vazhdon pas ofensivës azerbajxhanase, që i dha Bakusë kontrollin e plotë të këtij rajoni malor.
1/12 Refugjatët duke ecur përgjatë rrugës që çon nga Nagorno-Karabaku në Kornidzor të Armenisë më 26 shtator, teksa eksodi masiv po vazhdon pas ofensivës azerbajxhanase, që i dha Bakusë kontrollin e plotë të këtij rajoni malor.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
Refugjatët duke u ngrohur pranë një zjarri të ndezur në rrugën që çon drejt kufirit me Armeninë, derisa presin që të hapet rruga për në Armeni më 25 shtator. Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar dy luftëra në tri dekadat e fundit lidhur me kontrollin e rajonit, i cili u bë i banuar me shumicë etnike, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Azerbajxhanit, pas kolapsimit të Bashkimit Sovjetik.
2/12 Refugjatët duke u ngrohur pranë një zjarri të ndezur në rrugën që çon drejt kufirit me Armeninë, derisa presin që të hapet rruga për në Armeni më 25 shtator. Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar dy luftëra në tri dekadat e fundit lidhur me kontrollin e rajonit, i cili u bë i banuar me shumicë etnike, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Azerbajxhanit, pas kolapsimit të Bashkimit Sovjetik.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
Imazhet satelitore shfaqin kolonat e gjata në Korridorin Laçin më 26 shtator, rruga e vetme që lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë. Rajoni fillimisht u mor nën kontroll nga forcat e armenëve etnikë, që kishin mbështetjen e ushtrisë armene, gjatë luftimeve separatiste që përfunduan më 1994. Gjatë luftës më 2020, megjithatë Azerbajxhani rimori pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut, por edhe të territoreve përreth që ishin nën kontrollin e forcave armene.
3/12 Imazhet satelitore shfaqin kolonat e gjata në Korridorin Laçin më 26 shtator, rruga e vetme që lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë. Rajoni fillimisht u mor nën kontroll nga forcat e armenëve etnikë, që kishin mbështetjen e ushtrisë armene, gjatë luftimeve separatiste që përfunduan më 1994. Gjatë luftës më 2020, megjithatë Azerbajxhani rimori pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut, por edhe të territoreve përreth që ishin nën kontrollin e forcave armene.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
Refugjatët armenë duke rregulluar makinën në rrugën që çon nga Nagorno-Karabaku për në Armeni. Lufta e vitit 2020 përfundoi pasi Rusia ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi dhe në rajon u vendosën paqeruajtësit rusë. Këta paqeruajtës bënë pak për të ndaluar përparimin e forcave azerbajxhanase që nisën operacionin “kundër terrorizmit” në Nagorno-Karabak.
4/12 Refugjatët armenë duke rregulluar makinën në rrugën që çon nga Nagorno-Karabaku për në Armeni. Lufta e vitit 2020 përfundoi pasi Rusia ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi dhe në rajon u vendosën paqeruajtësit rusë. Këta paqeruajtës bënë pak për të ndaluar përparimin e forcave azerbajxhanase që nisën operacionin “kundër terrorizmit” në Nagorno-Karabak.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
Një kamion duke bartur një veturë dhe refugjatët arrijnë në Armeni. Para ofensivës, Azerbajxhani për muaj të tërë kishte bllokuar qasjen në Nagorno-Karabak, duke pretenduar se kishte shqetësime se atje po dërgoheshin dërgesa me armë. Bllokada la 120.000 banorët e rajonit pa furnizime esenciale.
5/12 Një kamion duke bartur një veturë dhe refugjatët arrijnë në Armeni. Para ofensivës, Azerbajxhani për muaj të tërë kishte bllokuar qasjen në Nagorno-Karabak, duke pretenduar se kishte shqetësime se atje po dërgoheshin dërgesa me armë. Bllokada la 120.000 banorët e rajonit pa furnizime esenciale.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
Një refugjate udhëton me një veturë drejt Armenisë. Shumë refugjatë janë bllokuar në rrugë dhe disa nuk kanë ushqim dhe ujë të mjaftueshëm. Azerbajxhani rihapi rrugën më 24 shtator, katër ditë pas marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund operacionit të rrufeshëm ushtarak.
6/12 Një refugjate udhëton me një veturë drejt Armenisë. Shumë refugjatë janë bllokuar në rrugë dhe disa nuk kanë ushqim dhe ujë të mjaftueshëm. Azerbajxhani rihapi rrugën më 24 shtator, katër ditë pas marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund operacionit të rrufeshëm ushtarak.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
Refugjatët armenë në një kamion të ndalur në një pikë kontrolli në Laçin, që kontrollohet nga paqeruajtësit rusë dhe rojet kufitare azerbajxhanase, teksa janë nisur drejt Armenisë. Bakuja është zotuar se do të trajtojë në mënyrë të barabartë armenët etnikë, por Jerevani ka paralajmëruar për një “spastrim” të mundshëm “etnik”.
7/12 Refugjatët armenë në një kamion të ndalur në një pikë kontrolli në Laçin, që kontrollohet nga paqeruajtësit rusë dhe rojet kufitare azerbajxhanase, teksa janë nisur drejt Armenisë. Bakuja është zotuar se do të trajtojë në mënyrë të barabartë armenët etnikë, por Jerevani ka paralajmëruar për një “spastrim” të mundshëm “etnik”.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
Refugjatët armenë duke u përqafuar pas arritjes në Kornidzor të Armenisë.
8/12 Refugjatët armenë duke u përqafuar pas arritjes në Kornidzor të Armenisë.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
Refugjatët në Goris, në jug të Armenisë, para se të nisen drejt Jerevanit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, më 26 shtator se ai duhet të mbrojë civilët në Nagorno-Karabak.
9/12 Refugjatët në Goris, në jug të Armenisë, para se të nisen drejt Jerevanit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, më 26 shtator se ai duhet të mbrojë civilët në Nagorno-Karabak.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
Refugjatët armenë të mbledhur në një qendër për regjistrim të Kryqit të Kuq në Goris. Blinken po ashtu i tha Aliyevit se duhet të ketë qasje të papenguar humanitare në Nagorno-Karabak.
10/12 Refugjatët armenë të mbledhur në një qendër për regjistrim të Kryqit të Kuq në Goris. Blinken po ashtu i tha Aliyevit se duhet të ketë qasje të papenguar humanitare në Nagorno-Karabak.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
Një person i plagosur gjatë një shpërthimi në një pikë karburantesh në Stepankert, Nagorno-Karabak. Ai ndihmohet nga një person tjetër për të hipur në një autoambulancë pasi ka arritur në qendrën për djegie në Jerevan. Avokati për të drejtat e njeriut në rajonin e shkëputur, Gegham Stepanian, i tha Radios Evropa e Lirë se 68 persona kanë vdekur nga shpërthimi, i cili ndodhi në kohën kur banorët që po tentonin të iknin për në Armeni po prisnin në radhë të furnizonin makinat e tyre me karburante. Ende nuk është përcaktuar shkaku i shpërthimit.
11/12 Një person i plagosur gjatë një shpërthimi në një pikë karburantesh në Stepankert, Nagorno-Karabak. Ai ndihmohet nga një person tjetër për të hipur në një autoambulancë pasi ka arritur në qendrën për djegie në Jerevan. Avokati për të drejtat e njeriut në rajonin e shkëputur, Gegham Stepanian, i tha Radios Evropa e Lirë se 68 persona kanë vdekur nga shpërthimi, i cili ndodhi në kohën kur banorët që po tentonin të iknin për në Armeni po prisnin në radhë të furnizonin makinat e tyre me karburante. Ende nuk është përcaktuar shkaku i shpërthimit.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
Një grua e moshuar, e lënduar në kokë, pret para një qendre për refugjatë në Goris më 27 shtator. Familja e saj u përfshi në një aksident trafiku në kohën kur po iknin nga Nagorno-Karabaku. Në total, 192 trupa azerbajxhanase u vranë dhe 511 të tjerë u plagosën gjatë ofensivës së javës së kaluar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Azerbajxhanit më 27 shtator.
12/12 Një grua e moshuar, e lënduar në kokë, pret para një qendre për refugjatë në Goris më 27 shtator. Familja e saj u përfshi në një aksident trafiku në kohën kur po iknin nga Nagorno-Karabaku. Në total, 192 trupa azerbajxhanase u vranë dhe 511 të tjerë u plagosën gjatë ofensivës së javës së kaluar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Azerbajxhanit më 27 shtator.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
Previous slide
Next slide

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje për respektim të të drejtave të njeriut.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për këtë rajon më 1994 dhe më 2020.

Në dhjetor, Azerbajxhani e ka vendosur një bllokadë në këtë rajon, në rrugën e vetme që e ka lidhur me Armeninë, me pretendimet se Qeveria armene është duke e përdorur rrugën për mihje të mineraleve dhe dërgim të armëve për forcat separatiste të rajonit.

XS
SM
MD
LG