Presidenti çek e do Putinin para gjykatës për krime lufte
Presidenti çek, Millos Zeman (majtas), dhe ai rus Vladimir Putin - Fotografi ilustruese.
Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, thotë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka qenë “një dush i ftohtë” për të dhe shumë të tjerë që e kanë vlerësuar gabimisht Moskën dhe shton se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të përballet me një “gjykatë për krime lufte”.
Dikur kritik i sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, të shqiptuara për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë, Zeman thotë se lufta e intensifikuar në Ukrainë “është me të vërtetë luftë kundër gjithë Perëndimit dhe demokracisë perëndimore”.
“Është një luftë kundër rendit botëror siç e njohim ne, dhe kjo ndikon te ne”, thotë Zeman në disa përgjigje me shkrim në pyetjet e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, shtrëngon duart me presidentin e Republikës Çeke, Milosh Zeman, Pekin, 14 maj 2017.
Republika Çeke - anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, me rreth 10 milionë banorë - është bërë një nga furnizueset më aktive të Ukrainës me armë, qëkur Rusia ka nisur pushtimin e saj, më 24 shkurt. Çekia është mbështetëse e zëshme e Ukrainës edhe në rrafshin diplomatik.
Flamuj ukrainas mund të shihen kudo në Pragë - nga tramvajet deri te ballkonet dhe dritaret e banesave private.
Sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, UNHCR, në Republikën Çeke kanë hyrë më shumë se 300,000 ukrainas që nga shpërthimi i luftës.
Zeman e cilëson reagimin e publikut çek si një “solidaritet të paprecedentë” dhe thotë se “pajtohet plotësisht” me kryeministrin çek, Petr Fiala, “për një qasje parimore ndaj Ukrainës”.
Fiala bashkë me homologun e tij polak dhe atë slloven kanë udhëtuar në Kiev me tren, vetëm tri javë pas fillimit të luftës, për t’i shfaqur mbështetjen ndërkombëtare presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe mbrojtësve ushtarakë dhe civilë të këtij vendi.
Fjalimi televiziv i Zemanit në ditën e parë të pushtimit rus ka befasuar çekët, të cilët kanë qenë të mësuar me një qëndrim më mbështetës të tij ndaj Rusisë.
Në muajt e parë pasi Moska ka aneksuar Krimenë dhe ka filluar të mbështesë separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, në vitin 2014, Zeman ka thënë se Ukraina po përjeton “luftë civile”. Tre vjet më vonë, ai ka thënë se aneksimi i Krimesë nga Rusia është “një gjë e kryer”.
Në fjalimin e 24 shkurtit, Zeman po ashtu ka thënë se ka gabuar që ka menduar se “rusët nuk janë të marrë për të sulmuar Ukrainën” dhe se “nuk do ta sulmojnë”. Zeman e ka cilësuar sulmin si “krim kundër paqes”.
Në fillim të marsit, Zeman i ka dhënë Zelenskyt “Urdhrin e Luanit të Bardhë” - që është çmimi më i lartë shtetëror i Republikës Çeke - për “trimërinë dhe guximin e tij përballë pushtimit rus”.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Zeman e krahason dëshirën e tij për marrëdhënie të mira me Moskën me politikat e qeverive gjermane dhe franceze, duke thënë se trajtimi i Rusisë si “vend normal” ka qenë “një gjë krejtësisht e natyrshme” dhe se “të gjithë burrështetasit evropianë dhe botërorë e kanë bërë atë”.
“Sidoqoftë, situata ka ndryshuar rrënjësisht në momentin e agresionit rus në Ukrainë. Dhe kur situata ndryshon, ndryshon edhe mendimi juaj”, thotë Zeman.
Ai e cilëson luftën e Putinit si “agresion të qartë kundër një shteti sovran”.
“Sulmi ndaj Ukrainës ka qenë një dush i ftohtë për shumë njerëz në Rusi dhe gjetkë. Unë jam njëri prej tyre”, shprehet Zeman.
Sot, shton ai, Putin “duhet të dalë para një gjykate për krime lufte dhe, në të njëjtë kohë, para një gjykate ruse për gjithçka që ka qenë i gatshëm të bëjë me Rusinë”.
“Putini ka vendosur ta pushtojë Ukrainën, edhe pse e ka ditur se çfarë do të pasojë - domethënë, masat e pashmangshme hakmarrëse në formën e sanksioneve ekonomike dhe politike që kanë goditur rëndë Rusinë”, thotë Zeman.
Sipas tij, Rusia “ka vendosur të izolojë Rusinë dhe rusët”.
“Ju e dini, unë kurrë nuk kam qenë në favor të sanksioneve ekonomike. Por, në këtë rast, ato janë një prej mjeteve funksionale që ne si Evropë i kemi ende. Dhe, ato kanë ndikim në ekonominë ruse, siç e dëshmojnë edhe shumë tregues ekonomikë”, thotë presidenti çek.
“Udhëheqjes ruse duhet t’i tregohet se një sjellje e tillë është e papranueshme. Agresioni nuk ka vend në Evropën e shekullit 21”, thekson ai.
Njëqind ditët e luftës në Ukrainë
1/36Një sistem i shkatërruar radari në qytetin-port të Mariupolit më 24 shkurt, ditën kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
2/36Helena është një mësuese 53-vjeçare nga qyteti lindor i Çuguivit, e cila u plagos nga një shpërthim pasi Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt. Ajo deklaroi më pas për një media britanike se kishte ndjekur lajmet, por si shumë njerëz, "asnjëherë nuk besonte se do të fillonte vërtet lufta".
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
3/36Automjete të blinduara ruse, të shkatërruara dhe të braktisura në periferi të Kievit më 27 shkurt.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
4/36Një bllok apartamentesh të shkatërruara në Borodijanka, në verilindje të Kievit, më 3 mars.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
5/36Marina Yatsko (majtas) dhe i dashuri i saj, Fedor, duke vrapuar për në spitalin e Mariupolit teksa mbajnë fëmijën 18 muajsh, Kirillin, të vrarë nga bombardimet, më 4 mars.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
6/36Një grua mban macen e saj në një stacion metroje në Kiev më 8 mars. Skenat që të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore tronditën botën në fillim të marsit, ndërsa civilët ukrainas u zhvendosën nën tokë për arsye sigurie, ndërsa Rusia lëshoi raketa dhe predha në disa prej qyteteve të mëdha.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
7/36Një grua shtatzënë e plagosur rëndë po transportohet me një barelë nga një maternitet në Mariupol që u godit nga një shpërthim rakete më 9 mars. Si gruaja, ashtu edhe foshnja vdiqën më pas.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
8/36Trupat e viktimave vendosen në një varr masiv në periferi të Mariupolit më 9 mars. Qyteti-port pësoi një shkatërrim të gjerë gjatë një rrethimi gati tremujor ku u vranë mijëra civilë.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
9/36Një ndërtesë banimi në Mariupol goditet nga një predhë tanku rus më 11 mars.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
10/36Redaktorja e televizionit rus, Marina Ovsyannikova, ndërpret një transmetim të drejtpërdrejtë më 14 mars me një pankartë ku shkruhej: "Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata ju gënjejnë këtu". Ovsyannikova u gjobit me 30,000 rubla (250 dollarë) dhe u transferua në Gjermani, ku më vonë mori çmimin 'Havel Dissent' për protestën e saj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
11/36Zjarrfikësit ukrainas duke punuar në një ndërtesë banimi të bombarduara në Kiev, më 15 mars.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
12/36Një grua dhe papagalli i saj kalojnë përmes një pikë kontrolli të ushtrisë ruse ndërsa përpiqen të largohen nga Mariupol më 17 prill.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
13/36Misha, 5-vjeçare ndihmohet për t'u veshur nga gjyshi i saj në një spital në qytetin jugor të Mikolajivit më 26 mars. Misha u plagos gjatë një sulmi ajror rus.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
14/36Pasojat e një sulmi me raketa në qytetin perëndimor të Lvivit më 26 mars. Rusia përdori shumë raketa të tipit Kalibr në ditët e para të luftës që mund të goditnin objektiva qindra kilometra larg vijave të frontit. Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, u vra nga një raketë e tillë ndërsa ishte brenda banesës së saj në Kiev më 28 prill.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
15/36Autoblinda të shkatërruara ruse pranë Kievit më 31 mars.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
16/36Trupi i kryebashkiakes të qytetit të Motitzhinit dhe familjarëve të saj në një varr masiv më 4 prill pasi u zbuluan pas tërheqjes së forcave ruse nga rrethimi i Kievit. Anëtarët e familjes së saj kishin duart e lidhura, para se të ekzekutoheshin.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
17/36Gratë gatuajnë ushqim jashtë mbi një zjarr në Mariupol më 3 prill. Gazi, energjia elektrike dhe uji u ndërprenë ndërsa forcat ruse u futën në qytet.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
18/36Një banor vendas në një nga rrugët e shkatërruara të Mariupolit më 7 prill.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
19/36Ira Gavriluk mban macen e saj më 4 prill teksa qëndron mbi trupat e burrit, vëllait dhe një personi tjetër, të cilët u vranë jashtë shtëpisë së saj në Buça, në periferi të Kievit.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
20/36Militantët pro-rusë në periferi të Mariupolit më 9 prill.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
21/36Një ushtar rus shkrep një foto në rrugën kryesore të Mariupol nga teatri i shkatërruar i arteve të qytetit më 12 prill.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
22/36Trupat e pajetë të njerëzve të veshur me rroba civile në një rrugë në Mariupol më 16 prill.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
23/36Banorët e Buças presin shpërndarjen e ushqimeve, të organizuar nga Kryqi i Kuq më 18 prill.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
24/36Një vajzë përkulet pranë një varri në Mariupol më 19 prill. Ndërsa predhat dhe raketat ranë mbi qytet dhe numri i të vdekurve u rrit, pjesë të tokës, përfshirë parqe dhe anë të rrugëve u shndërruan në varreza të improvizuara.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
25/36Një foto e realizuar me dron më 1 maj në perferi të Rubizhne, në rajonin lindor të Ukrainës, në Luhansk, që u dëmtua rëndë nga luftimet.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
26/36Një mortajë shpërthen pranë një rruge që të çon në qytetin e Lisiçanskut, në rajonin e Luhanskut më 2 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
27/36Në një foto të bërë më 3 maj, Anna Shevchenko ujit lulet që i mbijetuan bombardimit të shtëpisë së saj. Shtëpia u ndërtua nga gjyshërit e Shevchenkos. Në kopshtin e saj të luleve mbijetuan trëndafila, zambakë dhe bozhure.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
28/36Një luftëtar pro-rus ecën përgjatë një rrugë banimi të shkatërruar në qytetin lindor të Popasnës më 8 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
29/36Ushtarët ukrainas që po mbronin fabrikën e çelikut në Mariupol, në Azovstal, ulen në një autobus pasi u dorëzuan te forcat pro-ruse më 17 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
30/36Arinjtë që i mbijetuan bombardimeve të kopshtit zoologjik të Mariupolit shihen gjatë një turi mediatik të organizuar nga ushtria ruse më 18 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
31/36Një ushtarak rus brenda asaj që agjencia e lajmeve TASS e përshkruan si "baza e braktisur" e Batalionit Azov të Ukrainës në Mariupol më 18 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
32/36Një mur me portretet e ushtarëve të rënë ukrainas në Kiev, më 23 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
33/36Një grua ulet në gjunjë pranë trupit të burrit të saj, Alexey, i cili u vra gjatë bombardimeve të qytetit lindor të Harkivit më 26 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
34/36Një luftëtar pro-rus qëndron përpara një flamuri të epokës komuniste që u përdor për të shënuar fitoret sovjetike mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Fotografia është bërë në qytetin lindor të Ukrainës, Svitlodarsk, më 28 maj.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
35/36Tymi ngrihet mbi Severodonjeck gjatë luftimeve të ashpra më 30 maj, ndërsa trupat ruse po afroheshin më shumë për të pushtuar qytetin lindor.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
36/36Një ushtarak i plagosur ukrainas duke u evakuuar nga vijat e frontit në Severodonjeck më 2 qershor.
Që nga 3 qershori, vazhdojnë luftimet e ashpra në Ukrainën lindore, ndërsa forcat ruse vazhdojnë sulmin e tyre. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se "60 deri në 100" ushtarë ukrainas po vdesin çdo ditë në betejë.
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)
Previous slide
Next slide
Përveç masave të tjera ekonomike dhe financiare, shton Zeman, “ne duhet të vazhdojmë ta hapim tregun evropian ndaj Ukrainës dhe anasjelltas, natyrisht”.
Kievi, pas pushtimit rus, ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim të shpejtë në BE. Një hap i ngjashëm është marrë edhe nga Gjeorgjia dhe Moldavia - dy vende që kanë trupa ruse në territoret e tyre, përkundër dëshirave të qeverive përkatëse.
Zelensky vazhdimisht u ka bërë presion vendeve të NATO-s për mbështetje më të madhe ushtarake dhe për armatime më të avancuara.
Zeman thotë se Çekia i ka ofruar tashmë Ukrainës furnizime ushtarake në vlerë prej 130 milionë dollarësh.
Ai thotë se parashikimet për luftën në Ukrainë janë të vështira dhe shpreh pesimizëm për rrjedhën aktuale të luftës. “Duket se jemi ende shumë larg nga çdo pajtim diplomatik”, thotë ai.
“Kam frikë se, aktualisht, skenari më i mundshëm duket se është e ashtuquajtura luftë e dobësimit”, thotë Zeman.
Ai, po ashtu, shton se është e vështirë të dihet nëse strategët ushtarakë rusë janë duke parashikuar ndonjë sulm ndaj shteteve në perëndim të kufirit ukrainas.
“Por, unë e di një gjë: nëse Rusia do të sulmonte një shtet anëtar të NATO-s, kjo do të nënkuptonte dorëzimin e ekzistencës së saj”, thotë Zeman.