Ndërlidhjet

Pak para ndalimit të dinarit, serbët të shqetësuar se si do t’i marrin pensionet e pagat nga Serbia


Pak para ndalimit të dinarit, serbët të shqetësuar se si do t’i marrin pensionet e pagat nga Serbia
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:21 0:00

Ndalimi i përdorimit të dinarit të Serbisë nga Banka Qendrore e Kosovës i ka shqetësuar serbët që jetojnë në Kosovë. Disa qytetarë, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, thanë se janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë me pensionet, pagat, shtesat për fëmijë, si dhe përfitimet e tjera që i marrin nga shteti i Serbisë. Derisa ata e kanë këtë shqetësim, Banka Qendrore e Kosovës siguron se nuk po e ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në valutën euro në bankat e licencuara në Kosovë.

XS
SM
MD
LG