Ndërlidhjet

Në Kosovë janë 447 raste aktive me koronavirus


Një spital në Gjilan ku trajtohen pacientët me COVID-19. Fotografi nga arkivi.
Një spital në Gjilan ku trajtohen pacientët me COVID-19. Fotografi nga arkivi.

Të shtunën (30 tetor) në Kosovë janë regjistruar edhe 25 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë bëhet e ditur se kjo shifër ka dalë pas testimit të 1.801 mostrave.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 9 pacientë ndërsa raste aktive janë 447.

Të shtunën nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes. Që nga muaji mars i vitit 2020 nga sëmundja kanë vdekur 2.976 persona. Shifra bazohet në të dhënat zyrtare.

Më herët Shërbimi Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se në spitale dhe klinika po trajtohen 69 pacientë me COVID-19.

“Prej tyre 32 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë ka filluar në mars të këtij viti ndërsa deri të shtunën janë vaksinuar me dozën e dytë mbi 720.000 qytetarë.

Gjithsej janë administruar mbi 1.5 milion vaksina.

XS
SM
MD
LG