Ndërlidhjet

Një republikan fiton garën për guvernator të Virxhinias


Glenn Youngkin.
Glenn Youngkin.

Republikani, Glenn Youngkin, do të zgjidhet si guvernator i ardhshëm i Virxhinias në Shtetet e Bashkuara.

Youngkin mundi demokratin Terry McAuliffe, duke fituar 51 për qind të votave kundrejt 48 për qind sa mori zoti McAuliffe.

Votimi është parë gjerësisht si një referendum për presidencën e Joe Biden dhe humbja do të nervozojë demokratët. Në zgjedhjet presidenciale një vit më parë Biden fitoi lehtësisht në Virxhinia.

Në një fjalim për përkrahësit, Youngkin e quajti fitoren e tij një "moment përcaktues".

Zgjedhjet ishin testi i parë i madh i ndjenjës së votuesve amerikanë para mbajtjes së zgjedhjeve të mesmandatit vitin e ardhshëm për Kongres.

XS
SM
MD
LG