Ndërlidhjet

Një viktimë dhe 103 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Një viktimë dhe 103 raste të reja me koronavirus u raportuan të enjten në Kosovë.

Viktima u regjistrua në Komunën e Prizrenit, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas tij, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 2,100 mostrave.

Shifra prej 103 i bie që 4 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Sipas IKSHPK-së, në 24-orëshin paraprak edhe 248 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,754, i viktimave në 2,218 dhe i të shëruarve në 98,787.

Raste aktive aktualisht janë 5,749.

Të mërkurën, Kosova ka nisur fazën e dytë të vaksinimit të popullatës kundër koronavirusit, ku bëjnë pjesë personat e moshës 65-79 vjeç.

Vaksinimi në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këtë javë, Kosova ka marrë edhe mbi 38,000 doza të tjera vaksinash nga Covax, ndërkohë mbi 7,000 doza të tjera i ka siguruar si donacion nga Bashkimi Evropian.

Video:

Tollovi dhe radhë të gjata për vaksinim
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:39 0:00

XS
SM
MD
LG