Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Pabarazia gjinore fillon nga familja


Dragash, foto nga arkivi

Pabarazia gjinore në Kosovë fillon që nga familja e deri tek institucionet më të larta shtetërore, thonë përfaqësuese të organizatave joqeveritare që merren më të drejtat e grave.

Mentaliteti që burrat janë kryefamiljar dhe ata vendosin për çështjet kryesore, gratë i ka vënë në pozitë të vështirë, madje duke u pamundësuar atyre punësimin, arsimimin dhe pozitat udhëheqëse në shoqëri, përkatësisht në institucione të ndryshme.

Të rinjtë: Barazia gjinore, e domosdoshme
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Më gjithë avancimin e ligjeve për të drejtat e grave, dhuna fizike dhe psikike fillon në familje dhe shteti ende nuk ka depërtuar me politika adekuate që të rregullojë këtë çështje, tha në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Si problem tjetër ajo ka përmendur se pjesëtaret e gjinisë femërore, jo shpesh i gëzojnë të drejtat pronësore, pasi shumica e pronave janë të regjistruara në emër të meshkujve.

“Mos të harrojmë se dhuna në familje nuk ka qenë asnjëherë më e dukshme dhe më e shprehur, ndoshta për arsye të varfërisë, mentalitetit. Dhe këtu autoritete kompetente duhet të përqendrohen dhe më tutje”, tha Demolli.

Protestë për 8 mars në Prishtinë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:56 0:00

Në Kosovë, gjysma e popullatës se përgjithshme përfaqësohet nga gjinia femërore, kurse vetëm 16 për qind e pronave të paluajtshme janë të regjistruara në emër të femrave.

Politika në Kosovë vazhdon të udhëhiqet nga burrat dhe gratë shërbejnë vetëm si numër për të plotësuar kuotat, thotë Arijeta Rexhaj nga Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore.

Sipas saj, po të ishte përfaqësimi i duhur i grave në politikë, do ndikonte edhe në përmirësimin e jetës se gruas në nivel vendi.

“Vetëm nga pozita politike ku femra është e përfaqësuar mirë, ajo mund të kujdeset, të ndryshojë dhe përpilojë shumë politika për rregullimin e jetës se gruas”, thotë Rexhaj.

Edhe Luljeta Demolli, konsideron se pozita e grave është e pavolitshme edhe në jetën politike.

Sipas saj, disa nga gratë e përfaqësuara në politikë e institucione, figurojnë vetëm sa për të përmbushur kuotën prej 30 për qind.

Ajo thotë se është mosgatishmëria e atyre që janë përgjegjës për përzgjedhjen apo emërimin në pozita të larta, për të vendosur gra nëpër pozita.

“Nëse do largohet kuota, nuk do ishin më shume se 8 për qind në këto pozita. Besoj se partitë politike janë burimi kryesor i patriarkalitetit në Kosovë dhe ato duhet të ndryshojnë”, shprehet Demolli.

Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës nga 120 deputetë, 36 janë nga gjinia femërore, nga 21 ministri në Qeverinë e Kosovës, vetëm dy nga to udhëhiqen nga femrat, kurse nga rreth 70 zëvendësministra, vetëm pesë janë gra. Ndërkaq, nga 38 komunat e Kosovës asnjë nuk udhëhiqet nga gratë.

Këtë situatë e ka kritikuar edhe i Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, më rastin e “Javës se Gruas” që ka nisur më 19 mars.

“Mendoj se është turpëruese që Kosova i ka vetëm dy ministre në Qeverinë e tashme dhe asnjë kryetare komune. Për ta përmbushur demokracinë e Kosovës, të gjithë ne – burra e gra – duhet të punojmë më shumë për këtë çështje” ka thënë Dellawie të martën.

Ligji për barazi gjinore, obligon që 40 për qind e grave të jenë të përfshira në pozita vendimmarrëse, ndërsa 30 për qind e ligjvënësve kosovarë duhet të jenë të gjinisë femërore.

  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG