Ndërlidhjet

SHSKUK: 55 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë


Mjekët bartin një pacient në Klinikën Infektive në QKUK. Fotografi nga arkivi.
Mjekët bartin një pacient në Klinikën Infektive në QKUK. Fotografi nga arkivi.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të martën se në spitalet dhe klinikat e Kosovës, po trajtohen 883 pacientë me COVID-19.

Prej tyre, 734 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi ndërsa 55 me gjendje të rënduar shëndetësore janë të vendosur nën kujdes intensiv.

Më 13 shtator, në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja, që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të sëmundjes COVID-19.

Kosova javëve të fundit po përballet me rritje të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Katërmbëdhjetë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të hënën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 259 raste të të infektuarve.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 5,505 mostrave.

Shifra prej 259 i bie që 4.7 për qind e të testuarve dolën pozitivë.

Të hënën u raportuan të shëruar 870 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive mbetet 17,000.

XS
SM
MD
LG