Ndërlidhjet

Fotogaleri

Pamje dramatike të rrethimit të ambasadës iraniane në Londër më 1980

Më 30 prill të vitit 1980, gjashtë persona të armatosur kanë hyrë në ambasadën iraniane në Londër, duke marrë 22 pengje, dy prej të cilave i kanë vrarë. Rrethimi dramatik gjashtëditor ka përfunduar kur trupat elite të Britanisë (SAS), kanë hyrë në ndërtesë për të shpëtuar 19 pengjet e mbetura. Për pasojë, pesë sulmues janë vrarë.

Ata kanë qenë pjesëtarë të një grupi disident iranian, Fronti Revolucionar Demokratik për Çlirimin e Arabistanit (DRFLA). Ky grup ka kërkuar lirimin e 91 të burgosurve në provincën Kuzestan të Iranit, ku ky Font ka kërkuar sovranitet arab.

Pas Revolucionit Iranian më 1979, arabët që kanë jetuar në Provincën Kuzestan janë ngritur dhe kanë kërkuar autonomi. Mirëpo shtypja nga ana e forcave të sigurisë iraniane ka lënë qindra protestues arabë të vrarë, ndërkohë që shumë të tjerë janë burgosur. Në këto përleshje janë vrarë edhe dhjetëra trupa të Gardës Revolucionare Islamike.

Trego më shumë

XS
SM
MD
LG