Gratë kërkojnë më shumë panaire për shitjen e produkteve
Punime dore, veshje kombëtare dhe produkte të tjera artizanale u ekspozuan në panairin “Gratë në Biznes”, i cili nisi të hënën, më 3 gusht, në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 5 gusht. Gratë pjesëmarrëse në panair kërkuan që aktivitete të tilla të organizohen më shpesh, pasi sipas tyre, panairet u krijojnë mundësi për t’i ekspozuar dhe shitur produktet e tyre. Panairi u organizua nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e Kosovës (MINTI).
1
Në Prishtinë ka nisur panairi "Gratë në Biznes" dhe do të jetë i hapur deri më 5 gusht.
2
Shpresa Makasqi kishte ekspozuar në panair çanta dhe aksesorë të ndryshëm. Ajo merret me këtë biznes prej 15 vjetësh dhe tha se panairet janë ndër mundësitë e vetme për t’i shitur produktet e saj.
“Nuk kemi ku t’i shesim produktet, vetëm nëpër panaire. Këto aktivitete janë të nevojshme sepse puna jonë varet nga panairet. Duhet të organizohen sa më shpesh, ose të ndahen shtëpiza nëpër qytete të ndryshme”, tha Makasqi për Radion Evropa e Lirë.

3
Disa punime të ekspozuara nga Nazlie Statovci në panairin e këtij viti.
4
Nazlie Statovci, 66 vjeçe, thur çorape në panairin “Gratë në Biznes”. Ajo është përdoruese e karrocës që nga lufta e fundit në Kosovë dhe thotë se punimet e dorës i kanë lehtësuar jetën.
“Me punë dore qetësohem shumë”, tha Statovci për Radion Evropa e Lirë.
“Me punë dore qetësohem shumë”, tha Statovci për Radion Evropa e Lirë.