Ndërlidhjet

Pashinian informon SHBA-në, Rusinë dhe BE-në se po punon në zgjidhjen e krizës


Një protestues duke mbajtur fotografinë e Nikol Pashinian.
Një protestues duke mbajtur fotografinë e Nikol Pashinian.

Lideri i opozitës armene, Nikol Pashinian është takuar me ambasadorët e Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Gjeorgjisë dhe Bashkimit Evropian për t’i informuar se është duke punuar në zgjidhjen e krizës politike në Armeni.

“I kam informuar ambasadorët për marrëveshjet që kemi arritur për të zgjidhur krizën e brendshme”, ka thënë ai përmes një postimi në faqen e tij në Facebook më 3 maj.

“Në takim janë diskutuar edhe një varg çështjesh të marrëdhënieve bilaterale. Takimet me ambasadorët e akredituar në Armeni do të vazhdojnë”, ka thënë ai.

Armeni: Protestuesit bllokojnë rrugët
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:51 0:00

Pashinian është nominuar edhe zyrtarisht për kryeministër për herë të dytë nga partia e tij Yelk dhe partitë aleate opozitare, derisa më vonë ai ka marrë edhe mbështetjen e partisë në pushtet duke e konsideruar si “kandidat të popullit”.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se në ngjarjet e shpejta që po ndodhin në Armeni, Rusia shpreson se do të vazhdojë marrëdhëniet “e mira dhe konstruktive” me këtë shtet, duke shpresuar se partitë armene do të zgjidhin këto dalime “sa më shpejt që është e mundur”, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Pashinian ka siguruar mbështetjen e 41 deputetëve në parlamentin prej 105 ulësesh, në rrugën e tij për t’u bërë kryeministër në votimin e 8 majit.

Partia Republike (HHK) që aktualisht ka shumicën në parlament, ka votuar kundër Pashinianit në votimin e 1 majit, mirëpo ai ka thënë se kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, Vahram Baghdasarian, ka siguruar atë se do ta mbështesë në votimin e radhës.

Pas sigurimit të mbështetjes, Pashinian u ka bërë thirrje mbështetësve të tij për “pauzë” dhe të përcjellin njoftimet e tij në Facebook nëse ka nevojë të dalin në rrugë përsëri.

Pashinian ka udhëhequr protestat kundërqeveritare për tri javë, të cilat kanë detyruar liderin republikan dhe ish-presidentin Serzh Sarkisan për t’u dorëhequr nga pozita e kryeministrit, vetëm disa ditë pasi kishte fituar mandatin në parlament.

Sarkisian ka qenë president për një dekadë mirëpo për shkak të kufizimeve të mandatit, ai është detyruar të largohet nga ajo pozitë muajin e kaluar.

Sidoqoftë, parlamenti i dominuar nga Partia Republikane (HHK) ka emëruar shumë shpejt atë në pozitën e kryeministrit.

Ky hap është mundësuar pas ndryshimeve kushtetuese të cilat kanë zvogëluar rolin e presidentit dhe kanë fuqizuar në anën tjetër atë të kryeministrit.

Këto vendime kanë shtyrë drejt rrugëve mijëra persona, të cilët janë udhëhequr nga Pashinian duke mos lejuar që Sarkisian të mbetet në pushtet përjetësisht.

Festime në Jerevan pas dorëheqjes së Sarkisian
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:20 0:00

Protestat kanë kulmuar 2 maj, pasi parlamenti nuk ka votuar Pashinian për kryeministër, duke detyruar dhjetëra mijëra persona të bllokojnë rrugët në qytete të ndryshme dhe të paralizojnë aktivitetet biznesore.

Pikërisht në kohën e këtyre protestave, HHK ka njoftuar për ndryshim të qëndrimit të saj dhe mbështetje të kandidaturës së Pashinianit më 8 maj.

Sipas Kushtetutës armene, nëse kryeministri nuk zgjidhet në votimin e dytë më 8 maj, parlamenti do të shpërndahet dhe mbahen zgjedhje të parakohshme.

Procesi zgjedhor duhet të udhëhiqet nga partia që aktualisht është në pushtet, në këtë rast Partia Republikane.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG