“Presim të bëhet më mirë”: Pasojat që lanë mbrapa vërshimet në Kosovë
Pothuajse një muaj pasi shirat e rrëmbyeshëm disaditorë të janarit shkaktuan përmbytje në shumicën e pjesëve të Kosovës, familje dhe biznese kosovare ende po përballen me pasojat e tyre. Disa ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre, në pritje të ndreqjes së dëmeve.
13
Një kamion gjatë vërshimeve të janarit në Volljakë të Klinës dhe pas largimit të ujit (fotografia poshtë) tri javë pas.
14
Përmbytjet në Kosovë përsëriten pothuajse çdo vit, ndërsa shumë projekte për rregullimin e lumenjve dhe ndërtimin e digave mbeten të parealizuara, pavarësisht se parashihen në buxhete.
Ekspertët vlerësojnë se problemi nuk lidhet vetëm me reshjet, por me keqmenaxhimin e lumenjve, ndërhyrjet e pakontrolluara dhe mungesën e masave parandaluese afatgjate.
Ekspertët vlerësojnë se problemi nuk lidhet vetëm me reshjet, por me keqmenaxhimin e lumenjve, ndërhyrjet e pakontrolluara dhe mungesën e masave parandaluese afatgjate.
15
Sipas raportit “Mjedisi i Evropës 2025”, i publikuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës, përmbytjet e vitit 2023 shkaktuan dëme prej 3.75 milionë eurosh vetëm në familje.
Për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit, shumë komuna në vend, përfshirë Klinën dhe Fushë-Kosovën, u kanë kërkuar banorëve të prekur t’u drejtohen komunave përkatëse për kompensim.
Për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit, shumë komuna në vend, përfshirë Klinën dhe Fushë-Kosovën, u kanë kërkuar banorëve të prekur t’u drejtohen komunave përkatëse për kompensim.