Ndërlidhjet

Prokuroria kërkon paraburgim për dy shtetasit e huaj për kalim ilegal të kufirit


Makina që kanë përdorur dy burrat e ndaluar nga Policia e Kosovës.
Makina që kanë përdorur dy burrat e ndaluar nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit për dy persona, B.R. dhe A.V. – me shtetësi franceze - për shkak të kalimit të paautorizuar të kufirit nga Serbia në Kosovë. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë më 26 korrik zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni.

Policia e Kosovës më herët njoftoi se më 25 korrik, në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, një komunë në veri të Kosovës, ka ndaluar dy burra, të cilët ishin në një automjet me targa ruse.

Sipas policisë, ata dyshohen se kanë hyrë në Kosovë, duke përdorur rrugët ilegale dhe rrjedhimisht kanë kryer veprën penale ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’.

Seanca lidhur me rastin pritet të mbahet në ditët në vijim.

XS
SM
MD
LG