Ndërlidhjet

Policia e vret një iranian që mori dhjetëra pengje në një tren në Zvicër


Një tren kalon përmes stacionit ku një njeri i armatosur me një sëpatë dhe një thikë i mori 15 pengje në një tren në perëndim të Zvicrës, 8 shkurt 2024.
Një tren kalon përmes stacionit ku një njeri i armatosur me një sëpatë dhe një thikë i mori 15 pengje në një tren në perëndim të Zvicrës, 8 shkurt 2024.

Policia zvicerane ka thënë se një azilkërkues iranian është vrarë nga oficerët, pasi kishte përdorur një thikë dhe një sëpatë për t’i marrë peng dhjetëra njerëz për disa orë në një tren në perëndim të Zvicrës.

Asnjëri nga udhëtarët nuk është lënduar, tha Policia.

Ai i mori pengjet mbrëmjen e së enjtes dhe Policia, e njoftuar nga udhëtarët, e bllokoi zonën derisa treni ishte ndaluar në qytetin Essert-sous-Champvert, në qarkun Vaud, tha Policia të premten.

Iraniani, i cili kishte folur në gjuhën angleze dhe persisht, kishte kërkuar që edhe drejtuesi i trenit t’i bashkohej 15 pengjeve.

Pas kati katër orëve prej se nisi incidenti, Policia u fut në tren dhe e eliminoi 32-vjeçari, pasi u përpoq të negociojë me të përmes një përkthyesi.

Më shumë se 60 oficerë u përfshin në këtë rast.

“Pengjet u liruan shëndosh e mirë”, tha Policia në një komunikatë për media.

Vincent Derouand, zëdhënës i zyrës së prokurorit në Vaud, tha se është duke u zhvilluar një hetim për të mësuar se cilat ishin motivet e azilkërkuesit.

Newsletter

Gjithçka që duhet të dini për temën më të diskutuar të javës jua sjellim të enjteve në tre minuta. Regjistrohuni për t'u informuar të parët!

XS
SM
MD
LG