Ndërlidhjet

Humb jetën një person në vendin e punës 


Disa punëtorë duke punuar në ndërtimin e një objekti në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.
Disa punëtorë duke punuar në ndërtimin e një objekti në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

Një punëtor i angazhuar në një objekt në lagjen “Lakrishte” të Prishtinës, ka humbur jetën më 4 prill, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Agron Boroci, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Boroci tha se rasti ka ndodhur të hënën në orën 13:00 në rrugën “Ukshin Hoti”, ku viktima ka rënë nga lartësia në objektin ku punonte.

“Viktima mashkull nuk ka arritur t'i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, u shpreh ai.

Policia e Kosovës ka nisur një hetim të rrethanave se si ka ndodhur kjo ngjarje.

Ndryshe, sipas Inspektoratit të Punës në Kosovë, në vitin 2021, nëntë qytetarë kishin humbur jetën në vend të punës, 40 kanë marrë lëndime të rënda dhe 139 lëndime të lehta.

Në periudhën 2016-2020, ndërkaq, 74 qytetarë kanë vdekur në vend të punës, kurse 530 janë lënduar.

XS
SM
MD
LG