Prishtinasit kthejnë sytë nga transporti ekologjik
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
5
Një veturë elektrike duke u karikuar në një nga pikat e vendosura në Prishtinë.
6
Një veturë elektrike shihet në rrugët e Prishtinës, teksa pas tij është një autobus i një linje private që operon në Prishtinë. Për të nxitur qytetarët që të përdorin transportin publik, në Prishtinë, autoritetet lokale kanë bërë integrimin e biletave të autobusëve, duke u mundësuar qytetarëve që me një biletë (bileta ditore kushton 0.80 centë) të mund të udhëtojnë me të gjitha linjat brenda një dite.
7
Një qytetar duke përdorur një trotinet elektrik. Mjete të tilla transporti në kryeqendër ofrohen nga një kompani private në Kosovë, projekt që mbështetet nga Komuna e Prishtinës.
8
Një automjet elektrik, i një kompanie taksie, duke mbushur bateritë në një nga pikat në Prishtinë. Veturat elektrike konsumojnë mesatarisht 15 deri në 20 kWh për 100 kilometra. Kjo përkthehet në kosto dukshëm më të ulët: më pak se 1 euro për 100 kilometra nëse mbushja bëhet në shtëpi kur tarifat e energjisë janë më të ulëta apo 3-4 euro në pikat publike, sikurse kjo në foto.