Ndërlidhjet

Protestë e mediave pas bllokimit të shërbimit të Radios Evropa e Lirë nga qeveria e Kirgistanit


Në solidaritet me Radion Evropa e Lirë, mediat e pavarura në Kirgistan postuan një fotografi me titullin: "Nuk ka lajme sot. Media nën presion në Kirgistan."
Në solidaritet me Radion Evropa e Lirë, mediat e pavarura në Kirgistan postuan një fotografi me titullin: "Nuk ka lajme sot. Media nën presion në Kirgistan."

Të premten, më 28 tetor, dhjetëra organizata mediatike, gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile ndaluan së punuari për tre orë për të protestuar kundër vendimit të qeverisë së Kirgistanit për të bllokuar për dy muaj faqen zyrtare të Radios Evropa e Lirë, e njohur në Kirgistan si Radio Azattyk.

Qeveria Kirgistane e mori vendimin më 26 tetor pasi Radio Evropa e Lirë refuzoi të hiqte një video të saj ku raportohej për përleshjet në kufi me Taxhikistanin.

Qeveria pretendon se videoja e prodhuar nga Current Time, rrjeti mediatik në gjuhën ruse i drejtuar nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës, mbante kryesisht një qëndrim të njëanshëm ndaj palës Taxhike.

Vendimi bazohej në ligjin për mbrojtjen nga informacionet e rremë, i cili shkaktoi kritika të gjera kur u miratua në gusht të vitit të kaluar.

Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly e hodhi poshtë akuzën, duke thënë se shërbimi i Radio Evropa e Lirë "e merr seriozisht angazhimin për raportim të balancuar" dhe se pas një rishikimi të përmbajtjes në fjalë, "nuk u gjet asnjë shkelje e standardeve tona". Radio Azattyk bëri të ditur se po e apelon vendimin.

Në solidaritet me Radio Evropa e Lirë, mediat e pavarura kirgistane më 28 tetor postuan një fotografi të zezë në faqet e tyre të internetit nga ora 09:00 deri në orën 12:00 me orën lokale me titullin: "Nuk ka lajme sot. Media nën presion në Kirgistan", dhe gjithashtu refuzuan të raportonin mbi lajme dhe ngjarje për qeverinë gjatë gjithë ditës.

XS
SM
MD
LG