Ndërlidhjet

Macron bisedon me Putinin për luftën në Ukrainë


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin. Fotografi nga arkivi.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin. Fotografi nga arkivi.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Sipas Pallatit Elize, Macron i ka bërë thirrje Putinit që t’i japë fund luftës dhe të sigurohen centralet bërthamroe të Ukrainës, pasi për shkak të granatimeve shpërtheu një zjarr në centralin Zaporizhja. Sipas njoftimit, Putin i tha presidenti francez se Rusia nuk dëshiron që të sulmojë centralet bërthamore.

Putin po ashtu i tha homologut të tij francez se Rusia do të arrijë qëllimet e saj përmes “negociatave ose luftës”, tha Presidenca franceze.

Ndërkaq, sipas njoftimit të Kremlinit, Putin po ashtu ka fajësuar ukrainasit për incidentin në centralin bërthamor. Ai i ka thënë Macronit se ka pasur “provokim” nga “radikalët ukrainas”.

Ukraina ka fajësuar Rusinë për granatimet në Zaporizhja.

Kremlini shtoi se personeli rus dhe ukrainas së bashku po e mbikëqyrnin këtë central bërthamor, i cili është i madhi në Ukrainë dhe Evropë, dhe se nivelet e rrezatimit ishin “normale”.

Putin po ashtu ka fajësuar palën ukrainase për dështimin e evakuimit nga dy qytete ukrainase: Mariupol dhe Volovaha.

Ukraina ka thënë se si pasojë e granatimeve ruse armëpushimi që duhej të ishte në fuqi për të evakuuar civilët, nuk u respektua as të shtunën as të dielën. Ndërkaq, Kryqi i Kuq tha se të dy palët kanë dështuar të merren vesh për detajet se si do të bëhej evakuimi.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

XS
SM
MD
LG