Ndërlidhjet

Qeveria konstaton vonesa në zbatimin e MSA-së


Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Institucionet e Kosovës janë vonuar me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) e cila ka hyrë në fuqi që nga prilli i vitit 2016, kanë konstatuar përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ishte konsideruar si hapi i parë në kuadër të proceseve integruese evropiane për Kosovën.

Gjatë një takimi të rregullt të Këshillit Ministror për Integrime Evropiane është kërkuar që të vendoset një metodologji e punës në ministritë përkatëse, si dhe të fillohet të punohet në drejtim të zbatimit të proceseve integruese.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar punë konkrete në zbatimin e MSA-së, nga përgjegjësit e institucioneve të vendit. Ai u ka dhënë të drejtën ministrave, që drejtorët e departamenteve përkatëse që nuk tregohen të aftë të çojnë përpara agjendën evropian, të largohen dhe të sillen në poste njerëz tjerë.

Ministrat në takimet e para të mëngjesit me këshilltarët, me drejtorët e departamenteve apo me njerëzit e ngarkuar, të kërkojnë direkt temat. Ata që iu ndihmojnë në këto tema shpërbleni, ata që nuk ndihmojnë këto tema mënjanoni, ndërroni, sillni dikë tjetër në mënyrë që të mos dështojë agjenda”.

Kjo është e drejtë të bëhet dhe është mirë të veprojnë të gjithë kështu. Siç e dini, kemi vonesa të mëdha në zbatimin e MSA-së, një kohë të gjatë nuk ka ndodhur asgjë , apo shumë pak”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, edhe ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ka kërkuar angazhim të shtuar në përmbushjen dhe zbatimin e agjendës së reformave evropiane.

Duhet të kërkojmë përkushtimin dhe seriozitetin në zbatimin e prioriteteve, konkretisht duke promovuar qeverisjen e mirë, fuqizimin e sundimit të ligjit, duke mbrojtur konkurrueshmërinë, përmirësuar klimën e investimeve dhe duke avancuar politikat e punësimit dhe aftësimit të lartë”, tha Hoxha.

Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Komisioni Evropian, nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), deri në vitin 2020 është thënë se do të investojë në Kosovë, mbi 600 milionë euro, ku nga kjo shumë e mjeteve do të përfitojnë edhe prodhuesit nga Kosova.

Autoritetet e Kosovës, edhe sipas përfaqësuesve të bizneseve nuk janë treguar të vëmendshme në zbatimin sa më të mirë të kësaj marrëveshjeje dhe mundësive që ajo i ofron shtetit të Kosovës.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu pati thënë për Radion Evropa e Lirë se sektori privat nuk ka pasur mbështetje institucionale që të absorbojnë mundësit që ofron MSA-ja.

Duhet të kuptohet që rrugët që komunikohen për absorbimin e mundësive nga Bashkimi Evropian janë projekte, studime fizibiliteti, por të gjitha këto duhet të bazohen në shtyllat kryesore, e ato janë ekspertiza shkencore dhe sundimi i rendit, e ku Kosova, në këto dy shtylla, ka ngecur dhe është duke ngecur. Në këtë drejtim, është koha që të punohet më shumë në fuqizimin e tyre nëse mendojmë që të ketë efekte MSA-ja”, ka thënë Gërxhaliu.

MSA-ja kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë që mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile t’i përmbushin standardet e aplikuara të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG