Ndërlidhjet

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

Banorët e Gazës duke e bartur një burrë të plagosur, i cili besohet se ka qenë duke pritur për ndihma.
Banorët e Gazës duke e bartur një burrë të plagosur, i cili besohet se ka qenë duke pritur për ndihma.

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gazë, teksa kanë qenë duke pritur për t’i mbushur shishet me ujë, kanë raportuar autoritetet shëndetësore palestineze.

Trupat e tyre janë dërguar në spitalin Nuseirat's al-Awda, ku janë duke u trajtuar edhe 16 persona të plagosur, prej tyre shtatë janë fëmijë.

Dëshmitarët kanë thënë se droni ka lëshuar një raketë në turmën që ka qenë duke pritur me shishe të thata në duar, në afërsi të një cisterne uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

Ushtria izraelite ka thënë se ka ndodhur një “gabim teknik” pasi në sulm është shënjestruar një “terrorist” i Xhihadit Islamik, dhe për pasojë municioni ka rënë në një tjetër territor.

Ushtria ka thënë se incidenti është duke u rishikuar dhe se është duke punuar për të zvogëluar dëmin civil.

Në disa pamje të paverifikuara janë parë fëmijë të përgjakur dhe të vdekur, ndërsa të tjerë duke bërtitur afër, në gjendje paniku dhe dëshpërimi.

Palestinezët e uritur në pritje të ndihmave në Gazë

Mohammed Abu Hilal, 2-vjeçar, pranë nënës së tij, Yasmine, brenda tendës së tyre në kampin Muvasi për palestinezët e zhvendosur, në Han Junis, jugu i Rripit të Gazës, më 18 maj 2025.
1/18 Mohammed Abu Hilal, 2-vjeçar, pranë nënës së tij, Yasmine, brenda tendës së tyre në kampin Muvasi për palestinezët e zhvendosur, në Han Junis, jugu i Rripit të Gazës, më 18 maj 2025.
Ushtarë izraelitë në një tank pranë kufirit me Rripin e Gazës, në jug të Izraelit, më 19 maj.
2/18 Ushtarë izraelitë në një tank pranë kufirit me Rripin e Gazës, në jug të Izraelit, më 19 maj.
Forcat izraelite duke lëvizur përgjatë kufirit me Gazën, më 19 maj.
3/18 Forcat izraelite duke lëvizur përgjatë kufirit me Gazën, më 19 maj.
Palestinezë duke u rreshtuar për të marrë ushqim në një kuzhinë komuniteti në Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës, më 19 maj.
4/18 Palestinezë duke u rreshtuar për të marrë ushqim në një kuzhinë komuniteti në Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës, më 19 maj.
Palestinezë në përpjekje për të marrë ushqim në Xhabalia, më 19 maj.
5/18 Palestinezë në përpjekje për të marrë ushqim në Xhabalia, më 19 maj.
Pritja e palestinezëve të dëshpëruar për ushqim në Xhabalia, më 19 maj.
6/18 Pritja e palestinezëve të dëshpëruar për ushqim në Xhabalia, më 19 maj.
Palestinezë duke pritur mbushjen e tenxhereve me ushqim në Xhabalia, më 19 maj.
7/18 Palestinezë duke pritur mbushjen e tenxhereve me ushqim në Xhabalia, më 19 maj.
Kamionë me ndihma humanitare për Gazën, në pikën kufitare Kerem Shalom, në jug të Izraelit, më 19 maj.
8/18 Kamionë me ndihma humanitare për Gazën, në pikën kufitare Kerem Shalom, në jug të Izraelit, më 19 maj.
Kamionë duke u ngarkuar me ndihma në pikën kufitare Kerem Shalom, më 20 maj.
9/18 Kamionë duke u ngarkuar me ndihma në pikën kufitare Kerem Shalom, më 20 maj.
Oficerë izraelitë duke qëndruar pranë një kamioni të ngarkuar me ndihma për Gazën, më 21 maj.
10/18 Oficerë izraelitë duke qëndruar pranë një kamioni të ngarkuar me ndihma për Gazën, më 21 maj.
Ndërtesat e shkatërruara në Rripin e Gazës shihen prapa një fushe me lule dielli, në anën izraelite të kufirit me Gazën, më 19 maj.
11/18 Ndërtesat e shkatërruara në Rripin e Gazës shihen prapa një fushe me lule dielli, në anën izraelite të kufirit me Gazën, më 19 maj.
Palestinezë të zhvendosur, duke ikur nga Han Junisi, në Gazë, mes ofensivës së vazhdueshme izraelite në zonë, më 19 maj.
12/18 Palestinezë të zhvendosur, duke ikur nga Han Junisi, në Gazë, mes ofensivës së vazhdueshme izraelite në zonë, më 19 maj.
Ikja e palestinezëve nga Han Junisi, më 19 maj.
13/18 Ikja e palestinezëve nga Han Junisi, më 19 maj.
Një grua me plaçkat e familjes së saj, duke ikur nga Han Junisi, më 19 maj.
14/18 Një grua me plaçkat e familjes së saj, duke ikur nga Han Junisi, më 19 maj.
Evakuimi i palestinezëve nga Han Junisi, më 19 maj.
15/18 Evakuimi i palestinezëve nga Han Junisi, më 19 maj.
Një familje palestineze duke ikur, më 19 maj.
16/18 Një familje palestineze duke ikur, më 19 maj.
Largimi i palestinezëve nga Han Junisi, më 19 maj.
17/18 Largimi i palestinezëve nga Han Junisi, më 19 maj.
Kolona e të ikurve nga Han Junisi, më 19 maj.
18/18 Kolona e të ikurve nga Han Junisi, më 19 maj.
Previous slide
Next slide

Për sulmin është raportuar pas intensifikimit të sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Një zëdhënës i Agjencisë së Gazës për Mbrojtje Civile ka thënë se 19 palestinezë tjerë janë vrarë të dielën në tri sulme të ndryshme në ndërtesa të banimit në qendër të Gazës dhe qytetin e Gazës.

Ndaras, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se ka trajtuar më shumë viktima në spitalin në Rafah në gjashtë javët e fundit sesa në 12 muajt paraprakë.

Të shtunën, në spitalin Nasser në jug të Gazës është thënë se kanë vdekur 24 persona afër një qendre për shpërndarje ndihmash. Dëshmitarët kanë thënë se trupat ushtarake izraelite kanë nisur sulme teksa njerëzit kanë tentuar të furnizohen me ushqim.

Ushtria izraelite ka thënë se nuk është në dijeni për individë të plagosur nga ushtarët e tij afër qendrës për ndihma.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut ka thënë të premten se i ka regjistruar 789 vrasje që janë kryer në zonat për ndihma.

Lufta në Gazë ka nisur pasi militantët e Hamasit – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera - i kanë sulmuar komunitetet në kufirin izraelit më 7 tetor 2023, çka ka çuar në vdekjen e 1.219 njerëzve, kryesisht civilë.

Si pasojë e veprimeve hakmarrëse të Izraelit janë vrarë të paktën 57.882 palestinezë në Gazë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Pjesa më e madhe e popullsisë në Gazë është detyruar të zhvendoset disa herë.

Më shumë se 90 për qind e shtëpive vlerësohet të jenë dëmtuar rëndë apo shkatërruar plotësisht. Sistemi shëndetësor dhe sistemet e ujit dhe higjienës janë shkatërruar, ndërsa ka mungesa të mëdha për ushqim, ilaçe, karburante dhe qendra strehimi.

XS
SM
MD
LG