Ndërlidhjet

Raportohet për viktima në Norvegji pas sulmit me hark dhe shigjetë


Një zyrtare policore norvegjeze në Olso. Fotografi nga arkivi.
Një zyrtare policore norvegjeze në Olso. Fotografi nga arkivi.

Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagour në Norvegji, pasi një person ka përdorur hark dhe shigetë për t’i sulmuar ata.

Policia ka njoftuar se incidenti ka ndodhur në qytezën Kongsberg në jugperëndim të kryeqytetit Oslo, në orët e pasdites të së mërkurës.

Shefi Oeyvind Aas, ka thënë se i dyshuari është zënë dhe duket se ka vepruar vetëm.

Zyrtarët nuk kanë konfirmuar numrin e viktimave, mirëpo mediat lokale kanë raportuar për katër viktima.

Policia do të hetojë nëse ka qenë vepër terroriste, ka thënë një zëdhëns.

"Kjo është tragjedi për të gjithë të prekurit", ka deklaruar kryetarja, Kari Anne Sand për gazetën VG.

"Nuk kam fjalë".

Mediat kanë raportuar se sulmuesi ka shtënë me armë zjarri kur ishte brenda një dyqani në pjesën perëndimore të Kongsbergut.

Banorëve u është thënë që të qëndrojnë brenda.

Policia ka thënë se i dyshuari tani është dërguar në stacionin policor në qytezën Dramen.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalet e afërta.

Shuma makina të emergjencës janë parë në vendin e ngjarjes, përfshirë ambulanca, makina të policisë dhe helikopterë.

Ministria e Drejtësisë në Norvegji, Monica Maeland, është informuar dhe është duke vëzhguar situatën nga afër, ka thënë Ministria përmes një postimi në Twitter.

Zyrtarët policorë janë urdhëruar që të mbajnë armë zjarri si masë parandaluese.

Zakonisht ata nuk janë të armatosur.

XS
SM
MD
LG