Ndërlidhjet

Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Kosova ka regjistruar tri raste të reja me koronavirus, njoftoi të hënën Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja dolën pas testimit të 1.105 mostrave.

Gjatë 24 orëve paraprak, janë shëruar edhe pesë persona, ndërkaq raste aktive janë 158.

Në total, Kosova ka regjistruar 107.800 raste me koronavirus; 2.261 raste të vdekjeve dhe 105.381 të shëruar.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë vaksinuar 569 persona. Që prej marsit, kur në Kosovë nisi vaksinimi kundër koronavirusit, në vend janë vaksinuar 206.443 persona, ku 49.616 prej tyre janë vaksinuar plotësisht.

XS
SM
MD
LG