Ndërlidhjet

Kosova regjistron tri raste të reja me COVID-19


Një punëtor shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Një punëtor shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 3 korrik se në 24 orët paraprake janë regjistruar tri raste me COVID-19 dhe janë shëruar nëntë persona.

Rastet e reja dalin pas testimit të 1.859 mostrave, njoftojnë autoritetet.

Që prej marsit 2020, deri më 3 korrik 2021, Kosova ka regjistruar 107.788 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.260 kanë vdekur dhe 105.362 pacientë janë shëruar.

Aktualisht, raste aktive janë 166.

Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 11.900 doza. Në total, deri më tani, Kosova ka vaksinuar 204.774 persona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 48.437 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dy dozat e vaksinës.

Të shtunën, Kosova po ashtu njoftoi se ka pranuar donacionin prej mbi 182 mijë dozash të vaksinave AstraZeneca. Ky donacion erdhi nga Norvergjia.

Kosova nisi fushatën e vaksinimit në fund të marsit, ndërkaq më 15 qershor nisi imunizimi masiv.

Deri në fund të vitit, autoritetet mëtojnë të vaksinojnë 60 për qind të popullatës.

XS
SM
MD
LG