Ndërlidhjet

Kosova regjistron 20 raste me COVID-19


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi të shtunën se janë regjistruar 20 raste me koronavirus. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga sëmundja COVID-19.

Rastet e reja dalin pas testimit të 2.066 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Në 24 orët e fundit, IKSHPK-ja njoftoi se janë shëruar edhe 197 pacientë, ndërsa, numri i rasteve aktive është 1.334.

Ndërkaq, që prej fundit të marsit, kur nisi fushata e imunizimit kundër koronavirusit, në Kosovë janë vaksinuar 78.477 persona. Vetëm në 24 orët e fundit, sipas autoriteteve, janë vaksinuar 2.922 persona.

Kosova aktualisht po imunizon popullatën me vaksinat e siguruara si donacion nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nga vaksinat e dhuruara nga Bashkimi Evropian. Qeveria e Kosovës ka thënë se ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 1.2 milion dozave të vaksinës, të cilat do të arrijnë në vend deri në fundit të vitit.

XS
SM
MD
LG