Ndërlidhjet

Kosova regjistron një viktimë dhe 18 raste me koronavirus


Pamje nga një qendër testimi për koronavirus në Prishtinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të martën 18 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,963 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 22 qershor janë shëruar 14 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 165.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,673 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,253 kanë vdekur.

Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 141,008 persona.

Një javë më parë, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në muajin maj, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Këto vaksina nuk dihet se kur do të arrijnë.

XS
SM
MD
LG