Ndërlidhjet

Kosova regjistron një viktimë dhe 14 raste me koronavirus


Ilustrim.
Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të dielën 14 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,984 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë nga Suhareka.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 27 qershor janë shëruar 12 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 171.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,739 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,258 kanë vdekur.

Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 159,045 persona.

Një javë më parë, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në muajin maj, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Këto vaksina nuk dihet se kur do të arrijnë.

XS
SM
MD
LG