Ndërlidhjet

Kosova regjistron katër raste të reja me koronavirus


Ilustrim.
Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të hënën katër raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,386 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 28 qershor janë shëruar pesë pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 170.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,743 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,258 kanë vdekur.

Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 160,410 persona.

Kosova tashmë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në muajin maj, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Këto vaksina nuk dihet se kur do të arrijnë.

XS
SM
MD
LG