Ndërlidhjet

Kosova regjistron 12 raste të reja me koronavirus


Ilustrim.
Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të mërkurën 12 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,421 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 14 korrik janë shëruar 14 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 106.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,879 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,264 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 11,518 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 78,298, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 282,180.

XS
SM
MD
LG