Ndërlidhjet

Kosova regjistron 205 raste të reja me koronavirus


Testimi për koronavirus
Testimi për koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 205 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive kanë dalë pas testimit të 736 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 27 për qind.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 38 persona janë shëruar derisa 897 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Ditëve të fundit, në Kosovë ka pasur rritje të përqindjes së të infektuarve.

Në bazë të llogaritjeve, numri i të infektuarve në dy javët e fundit të qershorit është rritur për më shumë se 400%, në krahasim me dy javët e para të të njëjtit muaj.

Gjatë pranverës, shifrat e rasteve pozitive kanë qenë relativisht të ulëta - më 24 maj nuk ka pasur asnjë rast pozitiv.

XS
SM
MD
LG