Ndërlidhjet

Kosova regjistron 18 raste të reja me COVID-19


Një doktor kalon përmes tunelit dezinfektues të vendosur pranë QKUK-së. Foto nga arkivi.
Një doktor kalon përmes tunelit dezinfektues të vendosur pranë QKUK-së. Foto nga arkivi.

Në Kosovë të premten u regjistruan 18 raste të reja me koronavirus, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Pubile (IKSHPK).

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Institutit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Rastet e reja dalin pas testimit të 1.886 mostrave, që i bie se 0.95 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë për COVID-19.

Komunat me më së shumti raste janë e Gjilanit dhe Rahovecit, përkatësisht në këto komuna u regjistruan nga tri raste.

Po ashtu, janë shëruar edhe 412 pacientë.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 28 maj, 2021, Kosova ka regjistruar 107.354 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.242 pacientë kanë vdekur dhe 102.519 janë shëruar.

Raste aktive janë 2.593.

XS
SM
MD
LG