Ndërlidhjet

Mbi 2,000 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 19 janar se në Kosovë janë regjistruar 2,050 raste të reja me koronavirus. Kjo shifër paraqet një rritje të madhe krahasuar me një ditë më parë, kur u regjistruan 720 infektime.

Rastet e reja dalin pas testimit të 9,194 mostrave, që i bie se 22.29 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen COVID-19.

Në raportin, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, MSH-ja bëri të ditur se janë shëruar edhe 462 pacientë.

Ndërkaq, raste aktive me COVID-19 janë 7,266.

Sa i përket vaksinimit, autoritetet kanë administruar edhe 5,348 doza të reja të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 798,225 persona apo 44 për qind.

Në Kosovë, personat mbi 12 vjeç mund të vaksinohen kundër koronavirusit. Ndërkaq, qytetarët mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund të marrin dozën përforcuese apo dozën e tretë të vaksinës.

XS
SM
MD
LG