Ndërlidhjet

Kosovë: Dy viktima dhe 373 raste të reja me COVID-19


Punëtorë shëndetësorë në Prishtinë duke u bërë gati që të testojnë qytetarët për koronavirus. Fotografi nga arkivi.

Kosova ka regjistruar dy viktima dhe 373 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Rastet e reja dolën pas testimit të 3,139 mostrave, që i bie se 11.88 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Sipas njoftimit të MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, po ashtu janë shëruar 1,710 pacientë.

Ndërkaq, raste aktive me koronavirus janë 9,461.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,427 doza të vaksinës.

Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 811,331 persona.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Ndërkaq, dozën e tretë dhe atë përforcuese mund ta marrin të gjithë personat që para tre muajsh janë imunizuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

XS
SM
MD
LG