Ndërlidhjet

Dy viktima dhe 247 raste pozitive me koronavirus në Kosovë


Pamje nga Klinika Infektive në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.
Pamje nga Klinika Infektive në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të hënën, më 14 shkurt, janë regjistruar dy viktima dhe 247 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive kanë dalë pas testimit të 2,314 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 10.67 për qind.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 2,096 persona janë shëruar derisa 10,800 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.8 milion doza të vaksinës.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 810,798 persona apo 45 për qind e popullsisë.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.

XS
SM
MD
LG