Ndërlidhjet

Riemërtimi i McDonald’s në Kazakistan konsiderohet fushë e minuar

Hapësira në Almati, të cilën dikur e ka shfrytëzuar zinxhiri global McDonald's, tani është hapur me disa modifikime si restorant i ushqimit të shpejtë.
Hapësira në Almati, të cilën dikur e ka shfrytëzuar zinxhiri global McDonald's, tani është hapur me disa modifikime si restorant i ushqimit të shpejtë.

Një grup adoleshentësh janë parë duke qëndruar jashtë objektit të tyre të preferuar për ushqim të shpejtë në qytetin kazak, Almati, për të bërë fotografi, por edhe kanë qeshur me riemërtimin e një marke botërore.

“Ne jemi të hapur, a është ky emri i ri?”, ka pyetur njëri, duke qeshur dhe duke bërë me gisht te hyrja e restorantit, ku është parë shkronja "M".

Një restorant pa emër në Almati, i hapur aty ku dikur shtrihej zinxhiri global, McDonald's.
Një restorant pa emër në Almati, i hapur aty ku dikur shtrihej zinxhiri global, McDonald's.

Brenda, pëlqyesit e hamburgerëve janë kthyer në turma, dy muaj pas mbylljes së rrjetit të ushqimit të shpejtë McDonald’s, mirëpo shumë gjëra nuk kanë qenë aty.

Stafi është parë me uniforma të modifikuara dhe emrat e disa ushqimeve janë ndryshuar vrazhdë me ngjyrë të zezë.

Shembull i modifikimit të emrit me ngjyrë të zezë.
Shembull i modifikimit të emrit me ngjyrë të zezë.

“Gjithçka është thuajse e njëjtë, përveçse peta ime është më e mbushur sesa në të kaluarën”, ka thënë Amangeldi Amanulla, student, i cili ka treguar se e ka vizituar rregullisht rrjetin McDonald’s, deri në nëntor të vitit 2022, kur edhe është mbyllur.

“Por, nuk ka mjaftueshëm salca”, është ankuar shoqja e tij me emrin Amina.

“Po më mungon salca teriyaki dhe salcat tjera për sallata”.

Për disa, kualiteti i mishit ka prioritet, edhe nëse ofertat bëhen me emra tjerë.

Të tjerë janë të shqetësuar se rrjeti i ri i restoranteve mund të menaxhohet nga Vkusno i tochka (I shijshëm dhe kaq) kompani që është themeluar pasi gjiganti amerikan McDonald’s është larguar nga disa tregje aziatike, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Largimi i McDonald’s nga tregu kazak është bërë zyrtarisht më 5 janar.

Pronari lokal i licencës për hapje të McDonald’s, Food Solutions KZ, ka refuzuar të tregojë natyrën e problemeve që kanë çuar në mbyllje.

Në disa raportime të së përditshmes Bloomberg, në kontratë janë përmendur “problemet e nxitura nga lufta në Ukrainë”, të cilat “e kanë lënë Kazakistanin pa furnizime të mishit”.

Fakti që përfituesi kryesor i Food Solutions KZ, manjati Kairat Boranbaev, është aktualisht në burg në Kazakistan, nën akuzat për përvetësim, shton edhe më shumë mister në këtë rast.

Në Rusi tashmë nuk është lajm largimi i McDonald’s dhe hapja e mbi 800 dyqaneve të rrjetit Vkusno i tochka.

Mirëpo, një kombinim i pozicionit paraprak në Boranbaevit dhe varësia e biznesit të tij në furnizimet ruse, ka nxitur spekulimet se ka synime për zgjerim të zinxhirit rus të restoranteve në fqinjin jugor.

Rusia imiton markat perëndimore

Kjo është një degë e Stars Coffe në rrugën Arbat, në qendër të Moskës. Ky zinxhir kafesh, i ngjashëm me Starbucks, u hap më 18 gusht.

1/9 Kjo është një degë e Stars Coffe në rrugën Arbat, në qendër të Moskës. Ky zinxhir kafesh, i ngjashëm me Starbucks, u hap më 18 gusht.

Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
Dyqani i Stars Coffe në rrugën Arbat u hap në vendin ku më herët ishte Starbucks. Në maj, kompania Starbucks iu bashkua dhjetëra markave të mëdha perëndimore dhe u largua nga Rusia, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

2/9 Dyqani i Stars Coffe në rrugën Arbat u hap në vendin ku më herët ishte Starbucks. Në maj, kompania Starbucks iu bashkua dhjetëra markave të mëdha perëndimore dhe u largua nga Rusia, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
Stars Coffe u hap nga reperi rus, Timati, i cili kishte publikuar një këngë më 2015, në tekstin e së cilës thuhej: “Presidenti Putin është shoku im i ngushtë”. Ky zinxhir kafesh ka bashkëpronar edhe gastronomin, Anton Pinskiy. Ata së bashku morën dyqanet që më herët shfrytëzoheshin nga Starbucks dhe aty do të hapen dyqanet e Stars Coffe në muajt në vazhdim. Starbucks kishte 130 degë në Rusi dhe pothuajse 2.000 punëtorë.

3/9 Stars Coffe u hap nga reperi rus, Timati, i cili kishte publikuar një këngë më 2015, në tekstin e së cilës thuhej: “Presidenti Putin është shoku im i ngushtë”. Ky zinxhir kafesh ka bashkëpronar edhe gastronomin, Anton Pinskiy. Ata së bashku morën dyqanet që më herët shfrytëzoheshin nga Starbucks dhe aty do të hapen dyqanet e Stars Coffe në muajt në vazhdim. Starbucks kishte 130 degë në Rusi dhe pothuajse 2.000 punëtorë.

Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
Timati dhe Pinskiy kanë thënë se synojnë që të ruajnë vazhdimësinë me markën për këtë zinxhir rus të kafesë. Por, Pinskiy u tha gazetarëve në Moskë gjatë hapjes të degës së kompanisë së tij se “perceptimet e njerëzve mund të jenë të ndryshme, por nëse krahasoni, atëherë nuk do të gjeni asgjë të përbashkët [me logon e Starbucks] përveç rrethit”.

4/9 Timati dhe Pinskiy kanë thënë se synojnë që të ruajnë vazhdimësinë me markën për këtë zinxhir rus të kafesë. Por, Pinskiy u tha gazetarëve në Moskë gjatë hapjes të degës së kompanisë së tij se “perceptimet e njerëzve mund të jenë të ndryshme, por nëse krahasoni, atëherë nuk do të gjeni asgjë të përbashkët [me logon e Starbucks] përveç rrethit”.

Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
Disa konsumatorë duke u larguar nga dega në Moskë e Stars Coffe më 19 gusht.

Ky zinxhirë i kompanisë së kafesë është shembulli më i fundit se si markat e ushqimit dhe pijeve perëndimore po zëvendësohen me imitime ruse.

5/9 Disa konsumatorë duke u larguar nga dega në Moskë e Stars Coffe më 19 gusht.

Ky zinxhirë i kompanisë së kafesë është shembulli më i fundit se si markat e ushqimit dhe pijeve perëndimore po zëvendësohen me imitime ruse.

Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
Një degë e Tasty and That’s it, në vendin ku më herët gjendej McDonald’s në Kazan në gusht të vitit 2022.

Në maj, McDonald’s njoftoi për tërheqjen nga Rusia në kundërpërgjigje të pushtimit të Ukrainës. muajin pasues, qindra restorante që dikur ishin të McDonald’s u zëvendësuan me kompaninë në pronësi ruse, me emrin “Vkusno i Tochka” (“Tasty and That’s It”).

6/9 Një degë e Tasty and That’s it, në vendin ku më herët gjendej McDonald’s në Kazan në gusht të vitit 2022.

Në maj, McDonald’s njoftoi për tërheqjen nga Rusia në kundërpërgjigje të pushtimit të Ukrainës. muajin pasues, qindra restorante që dikur ishin të McDonald’s u zëvendësuan me kompaninë në pronësi ruse, me emrin “Vkusno i Tochka” (“Tasty and That’s It”).

Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
Punëtorët e Tasty and That’s it, duke përgatitur hamburgerë në dyqanin në Moskë, ku dikur ishte McDonald’s.

Ky zinxhir rus i ushqimit të shpejt ka pasur një fillim jo fort të vrullshëm, me raportimet në qershor që thoshin se punëtorët e kësaj kompanie përdornin bukë të mykur për hamburgerët. Por, pavarësisht këtyre raportimeve, tani restorantet e kësaj kompanie duhet se janë mjaft popullore.

7/9 Punëtorët e Tasty and That’s it, duke përgatitur hamburgerë në dyqanin në Moskë, ku dikur ishte McDonald’s.

Ky zinxhir rus i ushqimit të shpejt ka pasur një fillim jo fort të vrullshëm, me raportimet në qershor që thoshin se punëtorët e kësaj kompanie përdornin bukë të mykur për hamburgerët. Por, pavarësisht këtyre raportimeve, tani restorantet e kësaj kompanie duhet se janë mjaft popullore.

Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
Një dyqan i Tasty and That’s It në Kazan.

Një video e publikuar së fundmi nga një person thoshte se hamburgerët kanë shijen e njëjtë sikurse të McDonald’s.

8/9 Një dyqan i Tasty and That’s It në Kazan.

Një video e publikuar së fundmi nga një person thoshte se hamburgerët kanë shijen e njëjtë sikurse të McDonald’s.

Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
Kompania Coca-Cola ndaloi prodhimin dhe shitjen në Rusi në muajin gusht. Por, një mori pijesh të ngjashme janë duke u prodhuar Rusi dhe po mbushin raftet në dyqanet ruse. Në këtë fotografi shfaqen pijet ruse: Cool Cola, Street dhe Fancy, që shiten në një dyqan në Moskë.

9/9 Kompania Coca-Cola ndaloi prodhimin dhe shitjen në Rusi në muajin gusht. Por, një mori pijesh të ngjashme janë duke u prodhuar Rusi dhe po mbushin raftet në dyqanet ruse. Në këtë fotografi shfaqen pijet ruse: Cool Cola, Street dhe Fancy, që shiten në një dyqan në Moskë.

Përderisa kompanitë perëndimore po largohen nga tregu i Rusisë, disa marka në dukje të ngjashme, po i zëvendësojnë markat perëndimore.
Previous slide
Next slide

Javën e kaluar, Ministria kazake e Drejtësisë e ka pranuar se është duke analizuar kërkesën e kompanisë Vkusno i tochka për t’u regjistruar në Kazakistan.

Nartai, 19-vjeçar, i cili ka thënë se më parë ka ngrënë të paktën një herë në javë në McDonald’s, është në mesin e konsumatorëve që nuk do ta mirëpriste markën ruse, edhe nëse emri i përkthehet në gjuhën kazake.

“Jam kundër luftës në Ukrainë, andaj nuk do ta mirëprisja një tjetër biznes rus këtu. Në TikTok, njerëzit janë duke thënë se restorantet mund të quhen Tamak, që do të thotë ushqim në gjuhën kazak. Nuk më pëlqen kjo ide”, ka thënë Nartai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve - gjatë një pauze në gjyqin ndaj shefit të tij Boranbaev, më 10 janar - drejtori i kompanisë Food Solutions KZ, Aset Mashanov, ka thënë se kompania është duke punuar “në një markë lokale”.

Ai e ka hedhur poshtë mundësinë që restorantet të jenë pjesë e zinxhirit Vkusno i tochka, dhe ka thënë se kompania është duke e bërë prioritet krijimin e një rrjeti me furnizues lokalë.

“A do të ndikojë kjo në kthim të McDonald’s? Nuk mund ta them. Ndoshta ata do të jenë të kënaqur me kushtet, ose ndoshta do të zgjidhen disa çështje gjeopolitke. Ne nuk e përjashtojmë mundësinë, mirëpo edhe nuk mund ta zgjidhim vetë këtë problem”, është cituar të ketë thënë Mashanov sipas faqeve kazake të lajmeve.

Assel Kozhakova, shef i komunikimeve strategjike në kompaninë Redpoint Kazakhstan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kërkesa për markat kombëtare në Kazakistan është rritur dukshëm, prej kur markat ndërkombëtare kanë pasur probleme me furnizime, fillimisht për shkak të pandemisë së koronavirusit, e më pas për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Njerëzit janë në kërkim të identitetit, të identitetit kombëtar, kodit kombëtar”, ka thënë Kozhakova.

McDonald's është hapur në Kazakistan relativisht vonë, më 2016, rreth katër vjet pas hapjes së restoranteve të rivalit kryesor, Burger King dhe gjigantit tjetër, KFC.

Megjithatë, McDonadl’s është zgjeruar shumë shpejt në 24 lokacione në Kazakistan, me më së shumti fokus në Almati dhe kryeqytetin Astana.

Tre vjet para hapjes, vajza e Boranbaevit, Alima, është martuar me Aisultan Nazarbaev, nipin e ish-presidentit Nursultan Nazarbaev.

Aisultan Nazarbaev ka vdekur më 2020 në Londër, në moshën 29-vjeçare.

Pak muaj më vonë, në janar të vitit 2021, familja e Nazarbaevit në Kazakistan është dëmtuar rëndë si pasojë e trazirave që kanë shpërthyer kundër regjimit, të cilat duket se kanë fuqizuar presidentin Qasym-Zhomart Toqaev në kurriz të paraardhësit të tij.

Boranbaev ka qenë në mesin e dy anëtarëve të klanit që janë burgosur pas trazirave.

Bashkë me nipin e Nazarbaevit, Kairat Satybaldy, ata janë dënuar në shtator të vitit 2022 me gjashtë vjet burgim për përvetësim.

Çuditërisht, edhe mbrapa grilave, Boranbaev është përmendur në raportimet e mediave ruse si një ofertues i mundshëm për biznesin që McDonald's e ka lënë mbrapa në Rusi.

Në një ceremoni, zinxhiri global ka nënshkruar një marrëveshje për të shitur biznesin te një pronar lokal, Aleksandr Govor, duke i dhënë këtij të fundit qasje në portfolion e restorantit në këtë shtet dhe ia ka mundësuar punën nën një markë të re.

Mirëpo, Kazakistani nuk është vendi i vetëm ku Boranbaev e zotëron një restorant, licencën e të cilit e jep McDonald’s.

Ai po ashtu bashkudhëheq një zinxhir restorantesh në Bjellorusi, përmes kompanisë bjelloruse KSB Victory Restaurants.

Atje, sikurse në Kazakistan, ka raportime se rrjeti rus Vkusno i tochka do të marrë nën udhëheqje restorantet që dikur kanë qenë pjesë e McDonald’s.

Edhe në Bjellorusi, restorantet që dikur i ka pasur McDonald’s, tani e kanë shenjën “Ne jemi të hapur” dhe ikonën "M".

Blogeri me bazë në Astana Yerlan Sakenov, e ka vënë në pah këtë ngjashmëri, në një postim që e ka bërë në Telegram më 23 janar, në të cilin ka spekuluar se e gjithë kjo mund të jetë pjesë e eksperimentit për riemërim.

“Veçse ka nisur të tingëllojë sikur markë”, ka shkruar Sakenov.

Përgatiti: Krenare Cubolli
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG