Ndërlidhjet

Çka e kërcënon sigurinë publike dhe kombëtare të Kosovës?

Çmimet e pemëve në Prishtinë, shkurt 2022.

Qytetarët e Kosovës vlerësojnë se rreziku kryesor për sigurinë kombëtare në vend vjen nga rritja e çmimeve të mallrave, ndjekur pas nga trafikimi i drogës, kriza energjetike dhe kriza ekonomike, tregojnë të dhënat e një raporti të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

Ngjashëm, edhe në Shqipëri dhe Serbi, rritja e çmimeve të mallrave dhe kriza ekonomike shihen si rreziqe kryesore.

Dea Fetiu, nga QKSS-ja, thotë se shqetësimi për rritjen e çmimeve është kaq i theksuar, për shkak të rreziqeve që mund të pasojnë.

“Kjo mund të çojë në një krizë ekonomike dhe në një varfëri edhe më të madhe, e cila, pastaj, bashkë me papunësinë dhe disa rreziqe të tjera, bëhet shumë e rrezikshme për sigurinë kombëtare”, thotë Fetiu për Radion Evropa e Lirë.

Kosova e ka përmbyllur vitin 2022 me normë mesatare të inflacionit mbi 12 për qind.

Sipas raportit të QKSS-së, rrezikshmëria më e ulët për sigurinë kombëtare në Kosovë vlerësohet të vijë nga pandemia COVID-19, nga ekstremizmi dhe terrorizmi i dhunshëm, si dhe nga ngrohja globale dhe ndotja e ambientit.

Për këtë anketë, QKSS-ja ka grumbulluar të dhëna nga 25 shtatori deri më 2 tetor të vitit 2022, kur janë intervistuar 1.136 familje.

Këto të dhëna fillimisht janë publikuar në Barometrin e Sigurisë së Ballkanit Perëndimor, ku QKSS-ja bashkëpunon me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes në Shqipëri dhe Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë në Serbi.

Sipas anketës, qytetarët në Kosovë dhe Shqipëri vlerësojnë se siguria personale dhe ajo e komunitetit rrezikohen më së shumti nga migrimi i të rinjve dhe profesionistëve, ndërsa në Serbi nga përdorimi i drogës dhe varësia prej saj.

Në të tria vendet, qytetarët nuk ndihen shumë të kërcënuar nga sëmundja COVID-19, tregojnë të dhënat e anketës.

Shqetësimi më i madh për të është në Kosovë, ku 35 për qind e të anketuarve thonë se shëndeti i tyre rrezikohet nga sëmundja COVID-19.

Sipas të dhënave të publikuara më 1 mars nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në vend janë 236 raste aktive me COVID-19.

Shifra është shumë më e ulët në krahasim me vitet e para të pandemisë, kur ka qenë disa mijëra.

Zyrtarja për informim në IKSHPK, Era Pireva, thotë për Radion Evropa e Lirë se “qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për rrezikun nga COVID-19” dhe se duhet të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve shtetërore.

Dhuna në familje është parë nga më pak se gjysma e të anketuarve në Kosovë, përkatësisht 45 për qind, si rrezik për sigurinë publike.

Vetëm 1 për qind e të anketuarve në Kosovë kanë thënë se përjetojnë personalisht dhunë në familje, ndërsa 11 për qind kanë thënë se njohin persona që e kanë këtë problem.

Sipas të anketuarve, kushtet e këqija ekonomike janë shkaktari kryesor i dhunës në familje. Institucionet duhet të marrin masa për ngritjen e cilësisë së arsimit për ta luftuar këtë fenomen, thonë ata.

Por, drejtori i Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Prishtinë, Vebi Mujku, thotë për Radion Evropa e Lirë se perceptimi i qytetarëve është i gabuar.

Sipas tij, shkaktare e dhunës së tillë është më shpesh ngritja e standardit të jetesës sesa gjendja e rëndë ekonomike.

“Numri i rasteve [të dhunës në familje] te familjet me asistencë sociale apo me probleme të mëdha ekonomike, është shumë i vogël”, thotë Mujk, pa dhënë detaje.

Sipas tij, faktorët kryesorë që çojnë në dhunë janë: përdorimi i substancave narkotike, tradhtia, shantazhi dhe rrjetet sociale.

Mujku thotë se, vit pas viti, është rritur numri i rasteve të dhunës në familje që raportohen në QPS.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, ofruar Radios Evropa e Lirë, gjatë vitit 2022 janë evidentuar 2.793 raste të dhunës në familje, prej të cilave mbi 80 për qind kanë qenë gra. Gjatë vitit 2021, ndërkaq, janë raportuar 2.456 raste dhe më 2020 - 2.069 raste.

"Boll ma" - Marshi kundër dhunës

Marshi “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” u dedikohej vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë viktima të abuzimit seksual, fizik, emocional dhe ekonomik.

1/14 Marshi “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” u dedikohej vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë viktima të abuzimit seksual, fizik, emocional dhe ekonomik.

Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit, që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
Protestuesit kërkuan nga institucionet e Kosovës që rastet e dhunës të ndalen dhe kryesit e dhunës të dënohen.
2/14 Protestuesit kërkuan nga institucionet e Kosovës që rastet e dhunës të ndalen dhe kryesit e dhunës të dënohen.
Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit, që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
Një pjesëmarrës në protestë duke mbajtur një pankartë me mbishkrime "Boll ma".
3/14 Një pjesëmarrës në protestë duke mbajtur një pankartë me mbishkrime "Boll ma".
Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit, që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
Të veshur me nga një pelerinë të bardhë dhe me çadra po ashtu të bardha, protestuesit thanë se abuzimet nuk duhet të mbahen të fshehura.
4/14 Të veshur me nga një pelerinë të bardhë dhe me çadra po ashtu të bardha, protestuesit thanë se abuzimet nuk duhet të mbahen të fshehura.
Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit, që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
Resmije Rrahmani, 42-vjeçare, e cila jeton në komunën e Prizrenit, tregoi se para një dite, derisa po lëvizte e vetme me karrocën e saj në rrugë, ishte ngacmuar nga një person i panjohur.

"Ishte mbrëmje dhe isha duke shkuar në një aktivitet. Një burrë prapa meje ka filluar të me ngacmojë dhe të flasë gjëra banale... Jam ndier e kërcënuar se në rrugë nuk kishte civilë e as kamera”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë duke shtuar se nuk kishe mundësi as kohë që ta marr telefonin në dorë për ta telefonuar policinë.
5/14 Resmije Rrahmani, 42-vjeçare, e cila jeton në komunën e Prizrenit, tregoi se para një dite, derisa po lëvizte e vetme me karrocën e saj në rrugë, ishte ngacmuar nga një person i panjohur.

"Ishte mbrëmje dhe isha duke shkuar në një aktivitet. Një burrë prapa meje ka filluar të me ngacmojë dhe të flasë gjëra banale... Jam ndier e kërcënuar se në rrugë nuk kishte civilë e as kamera”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë duke shtuar se nuk kishe mundësi as kohë që ta marr telefonin në dorë për ta telefonuar policinë.
Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit, që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
Në shumicën e familjeve ku ka persona me nevoja të veçanta, ata nuk kanë kushte të mira dhe prandaj nuk flasin për dhunën që mund të kenë, tha Resmije Rrahmani, duke shtuar se, "ne jetojmë në familje dhe varemi nga ata persona".
6/14 Në shumicën e familjeve ku ka persona me nevoja të veçanta, ata nuk kanë kushte të mira dhe prandaj nuk flasin për dhunën që mund të kenë, tha Resmije Rrahmani, duke shtuar se, "ne jetojmë në familje dhe varemi nga ata persona".
Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit, që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
“Ne, për fat të keq, jemi të padukshme për institucionet dhe shoqërinë, por jemi të dukshme për dhunë fizike, dhunë seksuale dhe të gjitha llojet e tjera”, tha Rrahmani.
7/14 “Ne, për fat të keq, jemi të padukshme për institucionet dhe shoqërinë, por jemi të dukshme për dhunë fizike, dhunë seksuale dhe të gjitha llojet e tjera”, tha Rrahmani.
Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit, që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
Zana Hoxha nga organizata Artpolis, e cila i ka përkrahur organizatat joqeveritare për organizimin e protestës, tha se edhe në familjet ku jetojnë personat me nevoja të veçanta dhuna është e pranishme.

“Fatkeqësisht, kjo shoqëri bëhet kinse nuk i sheh e as nuk i përkrah. Ka dhunë, ka abuzime në familje dhe jashtë familjes në çdo sferë të shoqërisë”, tha Hoxha.
8/14 Zana Hoxha nga organizata Artpolis, e cila i ka përkrahur organizatat joqeveritare për organizimin e protestës, tha se edhe në familjet ku jetojnë personat me nevoja të veçanta dhuna është e pranishme.

“Fatkeqësisht, kjo shoqëri bëhet kinse nuk i sheh e as nuk i përkrah. Ka dhunë, ka abuzime në familje dhe jashtë familjes në çdo sferë të shoqërisë”, tha Hoxha.
Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit, që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
Një protestuese duke mbajtur një pankartë "Stop vrasjes së grave".

Vrasja e fundit në Kosovë ka ndodhur më 30 nëntor, kur një grua shtatzënë është qëlluar për vdekje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. I dyshuar kryesor për vrasjen është bashkëshorti i saj, i cili më pas vrau veten.

9/14 Një protestuese duke mbajtur një pankartë "Stop vrasjes së grave".

Vrasja e fundit në Kosovë ka ndodhur më 30 nëntor, kur një grua shtatzënë është qëlluar për vdekje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. I dyshuar kryesor për vrasjen është bashkëshorti i saj, i cili më pas vrau veten.

Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit, që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë rritur në vitet e fundit.

Sipas të dhënave të PK-së për REL-in, gjatë vitit 2020 në Kosovë janë evidentuar 2.069 raste të dhunës në familje, me 2.101 viktima; në vitin 2021 janë evidentuar 2.456 raste me 2.486 viktima. Vetëm gjatë periudhës janar-tetor 2022, janë regjistruar 2.273 raste të dhunës në familje.
10/14 Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë rritur në vitet e fundit.

Sipas të dhënave të PK-së për REL-in, gjatë vitit 2020 në Kosovë janë evidentuar 2.069 raste të dhunës në familje, me 2.101 viktima; në vitin 2021 janë evidentuar 2.456 raste me 2.486 viktima. Vetëm gjatë periudhës janar-tetor 2022, janë regjistruar 2.273 raste të dhunës në familje.
Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit, që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
Në 12 vjetët e fundit janë vrarë 50 gra, konfirmojnë të dhënat nga Policia dhe nga organizata Rrjeti i Grave të Kosovës,

11/14 Në 12 vjetët e fundit janë vrarë 50 gra, konfirmojnë të dhënat nga Policia dhe nga organizata Rrjeti i Grave të Kosovës,
Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit, që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
"Mos i neglizhoni aftësitë tona", "Kërkojmë të dëgjohemi dhe të respektohemi", ishin ndër pankartat që u panë gjatë protestës së mbajtur të enjten.

Ndonëse protesta u mbajt në kuadër të fushatës "16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore", asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nuk ishin pjesë e saj.

12/14 "Mos i neglizhoni aftësitë tona", "Kërkojmë të dëgjohemi dhe të respektohemi", ishin ndër pankartat që u panë gjatë protestës së mbajtur të enjten.

Ndonëse protesta u mbajt në kuadër të fushatës "16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore", asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nuk ishin pjesë e saj.

Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit, që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
Në protestën e së enjtes në Prishtinë morën pjesë dhjetëra persona me nevoja të veçanta nga e gjithë Kosova.
13/14 Në protestën e së enjtes në Prishtinë morën pjesë dhjetëra persona me nevoja të veçanta nga e gjithë Kosova.
Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit, që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
Pamje nga protesta e së enjtes në Prishtinë.
14/14 Pamje nga protesta e së enjtes në Prishtinë.
Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave. Protestuesit, që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
Previous slide
Next slide

Megjithëse numri i raportimeve për raste të dhunës në familje është në rritje, vetëm 2 për qind e të anketuarve nga QKSS-ja thonë se ndihen të pasigurt në shtëpitë e tyre - ndjeshëm më pak se përqindja në Serbi dhe Shqipëri.

Në të tria vendet, qytetarët ndihen më së paku të sigurt në shtet dhe në internet. Dea Fetiu, nga organizata QKSS, beson se qytetarët ndihen më pak të sigurt në këto dy sfera pasi që kanë më pak kontroll mbi to, sesa në shtëpitë dhe lagjet e tyre.

Gjatë vitit të kaluar, disa ueb-faqe të institucioneve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën, kanë qenë cak i sulmeve kibernetike.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG