Ndërlidhjet

Mali i Zi regjistron 450% më shumë raste me koronavirus brenda dy javësh


Një dhomë e kujdesit intensiv në Mal të Zi.
Një dhomë e kujdesit intensiv në Mal të Zi.

Autoritetet në Mal të Zi janë duke u përballur me rritje të shpejtë të rasteve të infektimit me koronavirus, pas raportimit të rasteve të para të variantit Omicron të këtij virusi.

Më 3 janar, autoritetet kanë raportuar për 12,507 raste aktive me koronavirus.

Shtatë ditë më parë, shifra e rasteve aktive ka qenë 3,310.

Vetëm në 24 orët e fundit, autoritetet kanë regjistruar 1,703 raste të reja.

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka thënë se varianti Omicron i koronavirusit – i cili është identifikuar 18 ditë më parë në këtë shtet - është dominant dhe po përhapet më shpejt sesa variantet tjera.

Sipas statistikave, numri i personave të infektuar deri më 3 janar, në krahasim me dy javë më parë, është rritur për gati 450 për qind.

Numri i viktimave është ulur për 11 për qind.

“Shumica e pacientëve të rinj janë të grup-moshës 20 deri në 40 vjeç”, është thënë në një deklaratë të Institutit.

Fund i pandemisë apo e ardhme me virusin
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:06:11 0:00

Në gjithë shtetin janë hospitalizuar 169 pacientë derisa 29 prej tyre – të infektuar me koronavirus – janë në rrezik për jetë.

Sipas autoriteteve, 44 për qind e popullsisë së Malit të Zi është vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Mali i Zi ka një popullsi prej 620,000 banorësh.

Prej shpërthimit të pandemisë, në këtë shtet janë regjistruar rreth 175,000 raste të infektimit me koronavirus.

Prej tyre, 2,420 persona kanë vdekur.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG