Pavarësisht masave të ndërmarra nga autoritetet për të mbajtur nën kontroll çmimet e naftës, në disa pompa të benzinës është vërejtur rritje e çmimeve të karburanteve. Rritja e çmimeve është efekt i luftës në Lindje të Mesme dhe me këtë problem po përballet e gjithë bota. Radio Evropa e Lirë vizitoi disa pompa të benzinës, dhe sipas krahasimit me 3 marsin, çmimet janë rritur për disa centë. REL-i po ashtu kishte vizituar më 9 mars po këto pompa benzine, kur ishte vërejtur po ashtu shtrenjtim i naftës.
Çmimet e naftës në Kosovë në javën e tretë të luftës në Iran
3 mars 2026
16 mars 2026
5
Pas nisjes së sulmeve ndaj Iranit, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar se do të ketë rritje të çmimeve të naftës, por ka vlerësuar se ky është “çmim i vogël” që duhet paguar në mënyrë që të eliminohet kërcënimi bërthamor i Republikës Islamike.
Pavarësisht se çmimi për LPG në këtë pompë të Shell-it nuk ka ndryshuar që nga 3 marsi, rritje vërehet në llojet e ndryshme të karburanteve.
Shembull, karburanti Diesel fuelsave më 9 mars ishte 1.50 euro për litër.

6
Edhe te kjo pompë e Valoni Petrol vërehet rritje e çmimit të derivateve. Përderisa më 3 mars, një litër naftë Diesel këtu shitej për 1.34 euro, më 9 mars çmimi arriti në 1.46 euro, ndërkaq, pas dy javësh, përkatësisht më 16 mars ky produkt shitet për 1.55 euro për litër.
Rritja e çmimeve të karburanteve rrezikon të nxisë një spirale të rritjes të çmimeve të produkteve të tjera.
Me shtrenjtim të naftës bota u përball edhe pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022. Edhe atëbotë, autoritetet në Kosovë vendosën marzhë tregtare me qëllim që të kontrolloheshin çmimet e derivateve.