Sa është shtrenjtuar nafta në Kosovë ditëve të fundit?
Rritja e çmimit të naftës në shumicën e pompave në Kosovë është treguesi më i qartë se efektin e luftës në Lindje të Mesme po e vëren e gjithë bota. Pas disa vizitave që i ka bërë Radio Evropa e Lirë më 3 mars dhe 9 mars në disa pika të shitjes, dallimi është i qartë: çmimet e naftës kanë lëvizur të paktën 20 centë brenda pak ditëve. Të hënën është bërë e ditur se për herë të parë prej vitit 2022, çmimi i një fuçie naftë në botë e ka kaluar 100-dollarëshin.
3 mars 2026
9 mars 2026
1
Çmimet e naftës kanë nisur të rriten prej fillimit të luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, më 28 shkurt.
Si kundërpërgjigje, Irani ka goditur baza amerikane në vendet rajonale të pasura me naftë, duke përshkallëzuar tensionet në gjithë Lindjen e Mesme.
Në foto: Pikë karburantesh e kompanisë ExFis, në Prishtinë.

2
Shtetet e Bashkuara e kanë nisur luftën për t’i shkatërruar kapacitetet bërthamore të Iranit dhe synojnë ndryshim regjimi.
Në foto: Çmimet e naftës në një pikë shitjeje të kompanisë HIB, në Prishtinë.
Në foto: Çmimet e naftës në një pikë shitjeje të kompanisë HIB, në Prishtinë.
3 mars 2026
9 mars 2026
3
Presidenti amerikan, Donald Trump, është i vetëdijshëm për rritjen e çmimeve të naftës, por që ky është, sipas tij “çmim i vogël për t’u paguar” në mënyrë që të eliminohet kërcënimi bërthamor i Iranit.
3 mars 2026
9 mars 2026
4
Këto ishin çmimet e naftës në një pikë shitjeje të kompanisë Shell më 3 dhe 9 mars.